Gjenerali paraqet provat në gjyq
TIRANE - Gjenerali Zija Bahja, i shkarkuar për Gërdecin, ka depozituar në Gjykatën e Tiranës provat me të cilat argumenton kërkesën për pezullimin e zbatimit të dekretit të Presidentit Bamir Topi për lirimin e tij nga detyra. Ndërkohë gjenerali i shkarkuar ka kërkuar gjithashtu edhe pezullimin e urdhrit të ministrit të Mbrojtjes. Më tej, Bahja ka kërkuar para togave të zeza të kryeqytetit edhe shfuqizimin e këtyre dy akteve si dhe kthimin në detyrë dhe pagesën për kohen e qëndrimit pa punë si efekt të këtij akti administrativ. Bahja paditi në gjykatë institucionin e Presidencës rreth një muaj pas lirimit të tij nga detyra, pasi çështja nuk mori zgjidhje në mënyrë administrative. Tashmë padia e tij ndodhet në duart e gjyqtares Alkelina Gazidede, të cilën e përzgjodhi shorti elektronik, ndërsa gjyqi ka mbërritur në fazën e paraqitjes së padisë dhe provave nga pala paditëse. Kjo për faktin se gjatë seancës përgatitore palët nuk ranë dakord për të zgjidhur çështjen me kompromis. fa.ma