E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i Tokës, Berisha: Prefektët të paanshëm

 

Kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar dje prefektët që të jenë të paanshëm gjatë zbatimit të ligjit mbi verifikimin e titujve të pronësisë. "Detyra që ju merrni ka një sekret të suksesit të saj. Ju lutem të përqendroheni tek kjo. Është paanësia juaj. Është vendimi juaj i paanshëm. Do ta përmbushni me dinjitet të madh dhe sukses të plotë këtë mision, në rast se do të keni një qëndrim të hekurt dhe të paanshëm. Që në momentin që do të bëni anësimin më të vogël, ju garantoj, se fati i secilit që mban anën në këtë proces është vetëm një, rrokullisja". Duke vënë në dukje se çështja e pronësisë, është çështje e rendit qeverisës, kryeministri theksoi se ky rend dhe ky sistem që bazohet në pronën private nuk mund të gjejë stabilitetin e tij pa zgjidhjen përfundimtare të problemit të pronësisë. Duke e vlerësuar procesin e ndarjes së tokës, si një proces mjaft të rëndësishëm, Pollo vuri në dukje se "me lupën e këtij ligji do të shikohen të gjitha abuzimet, të cilat nuk kanë qenë të pakta, dhe që kanë ndodhur si me ligjin 7501, ashtu edhe me ligjet e tjera për ndarjen e tokës. Sipas shumë burimeve, në terren janë ndarë sipërfaqe toke në mospërputhje me kriteret e ligjit, pasi janë ndarë jo vetëm toka bujqësore, por edhe toka pyjore, kullota dhe toka të tjera, që janë kthyer në tokë bujqësore në mënyrë të kundraligjshme".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›