Gjeniu i kompjuterëve kërkon ulje dënimi
05/02/2009 Klejdi Kote, i njohur si personi që grabiste me kompjuter
TIRANE- I njohur si supermashtruesi inteligjent që vodhi nga Banka e Kursimeve 25 milionë lekë pa përdorur as armë dhe as maskë, Klejdi Kote i kërkon gjykatës së Tiranës ta lirojë, pasi sipas tij ai është amnistuar, por e kanë harruar në qeli. Ditën e djeshme Klejdi Kote i kërkoi gjykatës së Tiranës 3 vjet ulje dënimi, ndërkohë që gjyqtari Martin Deda la kohë në dispozicion të Prokurorisë për t’u njohur dhe verifikuar procesverbalet që paraqiti i pandehuri. Klejdi Kote është për autoritetet shqiptare i pari mashtrues që nëpërmjet kompjuterëve, duke falsifikuar dokumente arriti të tërheqë nga banka shumën e konsiderueshme, duke u paraqitur si familjari i një biznesmeni beratas, pasi atë e kishte bërë të vdekur. Megjithëse shuma e përfituar nuk u gjet kurrë nga drejtësia, në vitin 2001 Klejdi Kote arrestohet sërish për vjedhje me anë të mashtrimit dhe dënohet me dy vendime gjykate, të bashkuara me 11 vjet heqje lirie. Duke përllogaritur ditët e tij në qelitë e Peqinit atij i kanë mbetur dhe dy vite burg. Përveçse akuzave për të cilat u dënua, Klejdi Kote do të mbahet mend për autoritetet e burgut të Rrogozhinës dhe për rrengun që u bëri atyre menjëherë pas instalimit të kompjuterëve në burg.