Përplaset autobusi i Prishtinës, nuk ka të plagosur
05/02/2009 Në autostradën Tiranë-Durrës
TIRANE- Një autobus me pasagjerë me destinacion Kosovën ka dalë jashtë rruge në autostradën Tiranë-Durrës. Policia bëri të ditur se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe në aksident nuk ka të dëmtuar mes pasagjerëve. Sipas hetimeve, fillimisht autobusi me targa 454 KS 673 është përplasur me një trafikndarësë dhe më pas është përmbysur. Menjëherë pas këtij aksidenti në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e Policisë Rrugore, të cilat kanë kryer veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit. Mësohet se nga aksidenti nuk ka viktima në njerëz, por vetëm dëme materiale në autobus.