E Hënë, 2 Nëntor 2026

Uzina që i dha “dritë” Sazanit

03/03/2005  Hitoriku

Kabllot e Uzinës së Shkodrës, mundësuan furrnizimin me energji elektrike të Ishullit të Sazanit, kur shtete të tjera për mungesa të tilla, nuk e realizonin një gjë të tillë.

Në historikun e Uzinës së Telave në Shkodër, është e shënuar me shumë krenari dhe mburrje se 19 për qind e prodhimeve të gjithë vendit që eksportoheshin, e zinin prodhimet e saj. Këto prodhime për nga cilësia dhe sasia vinin në rritje nga viti në vit.

Uzina e Telave filloi punën në vitin 1965, fillimisht me tre reparte, ku punonin 200 punëtorë, ndërsa kapaciteti prodhues arrinte në 600 tonë. Duke parë rendimentin, si dhe duke parë nevojat e shumta të brendshme, si dhe kërkesat në rritje të tregut të jashtëm, shteti i asaj kohe urdhëroi rritjen e numrit të reparteve, si dhe të kapacitetit të prodhimit. Kështu në vitin 1980 këto shifra u përmbysën, duke u shumëfishuar ndjeshëm. Numri i reparteve arriti në 18, me 1750 punonjës dhe kapaciteti prodhues në 1400 tonë.

Në këtë uzinë prodhoheshin të gjitha llojet e kabllove të izoluar me PVC, telat e zmaltuar, kabllo të transmetimit urban për ndërlidhje, tela shumë të hollë me shkallë të lartë izolimi, pajisje për elektromotorë, që furnizonin gjitha minierat e vendit, kabëll nënujor 10 KV pa shkëputje për energji, kabllot për vënien në punë të hidrocentraleve, ashensorëve dhe të gjitha këto të një cilësie shumë të lartë. Cilësia e lartë e kabllove të prodhuara nga kjo uzinë, bëri që ishulli i Sazanit të furnizohej për herë të parë me energji nga një uzinë tokësore, përmes kabllit elektrik ujor pa shkëputje, ndërkohë që dhe vendet perëndimore e realizojnë vetëm në fabrika anije. Pas viteve ‘80 teknologjia kineze u zëvendësua me atë perëndimore dhe kjo bëri që për 10 vite uzina të lidhte kontrata me 40 firmat më të njohura në botë, si atë amerikane ASTM, gjermane VDE dhe DIM, apo atë franceze LCITT, të cilat vazhdojnë të jenë ndër më të njohurat për cilësinë e tyre.

Janë pikërisht këto shifra dhe fakte të së kaluarës që duhet të tërheqin vëmendjen e institucioneve përkatëse për të vënë dorë si dhe për t’u interesuar për vënien në eficensë të të gjithë reparteve të kësaj uzine dhe për të krijuar hapësirat dhe lidhjet e nevojshme të tregut të larguar, apo të munguar këto vitet e fundit, në mënyrë që të mos zhduket e vetmja pasuri e mbetur në ish-zonën gjigande industriale të qytetit të Shkodrës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›