Sherr me thika në bingo “Saimir”
03/03/2005 FIER - Ka përfunduar me thikë grindja midis katër djemëve nga
qyteti i Fierit. Ngjarja, sipas policisë së komisariatit të Fierit, ka ndodhur rreth orës 15.30 të së hënës, afër lokalit bingo "Saimir", në lagjen "Apolonia". Saimir Osmani, 18 vjeç, nga kjo lagje, ishte duke debatuar në rrugë me Endri Labin, 19 vjeç,
nga lagjja "Kastriot" e Fierit, për një motiv banal, burimet e policisë pohojnë si motiv debatin rreth një femre. Por, debati i ka kapërcyer kufijtë e një grindjeje të thjeshtë dhe 19-vjeçari Endri Labi ka thirrur në moment për ndihmë të vëllanë e tij Armando Labi, 17 vjeç, i cili ka qenë i shoqëruar edhe nga 15-
vjeçari Armando Pashollari. Në këto kushte, Saimiri ka nxjerrë nga bluza një thikë të vogël dhe ka sulmuar tre djemtë nga lagjja "Kastriot". Djemtë kanë marrë plagë në trup si pasojë
e goditjeve të shpeshta të tij. Pas kësaj ngjarjeje Saimir Osmani është larguar nga bilardoja, duke lënë të plagosur “kundërshtarët” Armando Labi, Endri Labi dhe Armando Pashollari, të cilët janë përcjellë në spitalin e qytetit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Rreth orës 19.30, policia ka kapur autorin e kësaj ngjarjeje dhe e ka përcjellë atë në dhomat e paraburgimit të komisariatit të policisë Fier, ku është marrë në pyetje.