E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klosi u ndan ministrave detyrat e monumenteve

24/11/2004  Klosi u ndan ministrave detyrat e monumenteve

Të gjithë ministrat që janë përfshirë në rijetëzimin e monumenteve të kulturës për vitin 2005 mblidhen sot në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar për të diskutuar paratë që do të hedhin sipas projekteve.

Për këtë projekt i cili është i pari i këtij lloji, do të bashkëpunojnë disa ministri si ajo e Turizmit, e pushtetit vendor, e Energjitikës për të fokusuar buxhetet e tyre për vitin 2005 në 10 projekte pilot në monumentet e kulturës.

Nën logon e “Riintegrimit të monumenteve të kulturës në jetën e komunitetit, në funksion të turizmit kulturor” do të ketë diskutime nga ministritë e linjës si dhe do të jepen çmime promovuese për individë dhe përfaqësues të biznesit në monumentet e kulturës. Zyrtarisht, ministrave u bëhet sot prezantimi i 10 zonave dhe qendrave prioritare të monumenteve të kulturës që do të rijetëzohen në kuadër të plan aksionit ndërministror të vitit 2005 nga MKRS dhe Qendra Pakard për Arkeologjinë.

Ky projekt i rakorduar edhe me ministritë e tjera sipas kërkesave të projektit do të sjellë; krijimin e lehtesirave infrastrukturore si rruge, sinjalistike dhe tabela orientuese per monumentin, energji elektrike. Krijimi i strukturave manaxhuese, botimi i materialeve publicitare, informuese dhe shkencore; guidat; vënien e këtyre qendrave në funksion të turizmit kulturor, hapja e tyre për publikun vendas dhe te huaj; forcimin e marrëdhënieve pushtet qendror- pushtet vendor ne funksion te përmirësimit te imazhit të zonës nëpërmjet promovimit të vlerave kulturore si dhe rritjen e numurit të të punësuarve në fushën e kulturës. Se kur është afati i nisjes nga puna ende nuk është dhënë ndonjë datë e saktë. Ministrit ndoshta i duhet të “kujdeset” që ky aksion të mos shëbejë për fushatë elektorale siç mund të ketë ndodhur në vite më parë, sidomos në kësi rastesh...në rastin më të mirë për të ruajtur postin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›