Hapi zjarr mbi furgonin taksi, arrestohet 35 vjecari
Arrestohet shtetasi i cili hapi zjarr me armë mbi një furgon taksi në aksin rrugor Tepelenë-Vlorë. Policia bë të njohur se dje rreth orës 19.00, u bë ndalimi i shtetasit Admirim Mustafa Zeraj , i datëlindjes 15.09.1973, lindur dhe banues në fshatin Sinanaj-Tepelenë, i dënuar më parë për veprën penale të "vjedhjes", parashikuar nga neni 134 i K.Penal. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se është autor i veprës penale të plagosjes me dashje te Taulant Liçes. Materialet në ngarkim të shtetasit Admirim Zeraj i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Zeraj akuzohet se në datë 3 Maj në afërsi të fshatit Sinanaj të rrethit të Tepelenës në aksin e vjetër rrugor që lidhte Tepelenën me Vlorën ndaj një fugoni me targa të Vlorës Vl 2118 B i cili po udhëtonte në këtë aks rrugor me katër pasagjer,ka hapur zjarr pasi ka dalluar në furgon Taulant Liçajn 28 vjeç. Liçaj i plagosur në supin e djathtë është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia bën të ditur se kjo vepër penale ka ndodhur për shkak se i plagosuri Liçaj ka pasur një konflikt rreth dy javë më parë me personin që ka hapur zjarr. Entela Bani