E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me 6 mijë lehje, kompjuteri që dallon çfarë dëshiron qeni..!

Shkencëtarët hungarezë janë duke punuar në një program kompjuterik për t’iu mundësuar njerëzve të kuptojnë lehjet e qenve. Thuhet se softueri do t’i zbulojë nuancat e lehjeve të qenve, dërdëllitjet dhe hungërimat e tyre.

Pasi t’i ketë analizuar 6.000 lehje, softueri ka për qëllim të përcaktojë se kur qeni do te luaje me top, kur do të përleshet, te luaje, ndjesine qe ka kur takon një të huaj, apo kur dëshiron të shëtitet.

Madje shkencëtarët pranojnë se teknologjia po ju shkon më mirë me qentë sesa me njerëzit.

Kompjuteri ka njohur në mënyrë korrekte gjendjen emocionale të 43% të qenve, nderkohe qe me njerëzit është arritur vetëm në 40%.

Csaba Molnar, nga Eotvos University në Budapest, ka deklaruar për BBC-në se "do të thosha se kemi dëshmuar që ka ndryshime shumë të fuqishme kontekstuale në mes të lehjeve, por na duhet edhe një punë e madhe, të përcaktojmë se cilat gjendje emocionale dhe cilat karakteristika i përkasin cilit lloj", ka përfunduar Molnar 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›