E Hënë, 2 Nëntor 2026

I dënuari për vjedhje, tenton përdhunimin e 26-vjeçares

00/00/0000  Denoncon e keqtrajtuara, shpallet në kërkim 28-vjeçari

DURRËS - Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim një shtetas

nga Durrësi, pasi ai është përpjekur të kryejë marrëdhënie seksuale me një femër jashtë dëshirës së saj. Një ditë më parë, shtetasi Sazan Jollaja, banues në lagjen nr.12 të Durrësit i është drejtuar banesës së 26-vjeçares I.Ll., me qëllimin për të kryer marrëdhënie seksuale. Burime nga policia thonë se Jollaja njihej prej disa kohësh me 26-vjeçaren, e cila banonte e vetme në një apartament. Kjo njohje i ka dhënë shkas 28-vjeçarit të provokojë dhe më pas të tentojë të kryejë marrëdhënie seksuale me shtetasen nga Durrësi. Por 26-vjeçarja e divorcuar ka kundërshtuar, gjë që ka shtyrë shtetasin Jollaja të ushtrojë dhunë. Policia ka deklaruar se në kohën që I.Ll. ka bërë të gjitha përpjekjet për të mos u nënshtruar, ajo është goditur në kokë disa herë, duke marrë edhe plagë. Ushtrimi i dhunës si dhe provokimi seksual jashtë dëshire e ka shtyrë 26-vjeçaren, nga Durrësi, të denoncojë në polici dhunuesin. Ajo ka depozituar kallëzimin para agjentëve të antikrimit, duke deklaruar edhe rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që e shoqëruar nga uniformat e policisë ka marrë edhe ndihmën e nëvojshme mjekësore. Pas aktit, Jollaja, i dënuar një herë për vjedhje, është larguar për t’iu shmangur policisë, e cila e ka shpallur në kërkim 28-vjeçarin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›