E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungesa e shefit të antiterrorit i shpëtoi jetën

17/12/2004  Kryeministri Karamanlis ka dhënë urdhër që në çdo mënyrë të evitohet gjakderdhja dhe vrasja e pengmarrësve. Që në mëngjes, ai e ka ndjekur me vëmendje ngjarjen dhe kërkesa e tij ka qenë në formën e një urdhri që të shmanget vrasja. Ky duket se është fati i parë i dy shqiptarëve. Fati i dytë është mungesa e shefit të antiterrorit. Burimet policore të Athinës janë shprehur se ka qenë një fat për pengmarrësit mungesa në Athinë e shefit të antiterrorit. Shumë zëra publike të policisë greke janë shprehur se prania e tij do të kishte çuar në ekzekutimin e pengjeve dhe se vetëm ai ka pasë të drejtë të ndërmarrë një veprim të tillë ekstrem. Aksioni është drejtuar nga shefi i antidrogës, shefi i krimeve dhe ministri i Brendshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›