Rrugët e frymëmarrjes, 55% e vdekjeve në fshat
Edhe pse ndotja është më e madhe në qytet 55% e personave, që humbasin jetën për shkak të sëmundjeve të ndryshme të rrugëve të frymëmarrjes jetojnë në fshat.
Megjithëse ajri është disa herë më i ndotur në qytete, të dhënat e INSTAT për sëmundshmërinë e rrugëve të frymëmarrjeve tregojnë se zonat rurale kanë sëmundshmërinë më të lartë. Sipas këtij raporti, pneumonia dhe gripi janë sëmundjet më të përhapura në këto zona, që përkeqësohen duke u kushtuar shumë njerëzve edhe jetën. Pjesa më e madhe e këtyre të sëmurëve janë të moshuar, por vihet re edhe një rritje e sëmundshmërisë edhe te moshat më të reja. Megjithatë, edhe pse të dhënat dëshmojnë këtë realitet në zonat urbane, sipas mjekëve, numri i personave që kryejnë vizita me probleme të ndryshme për shkak të dëmtimit të rrugëve të frymëmarrjes është i lartë. Ajri shumë i ndotur i qyteteve të mëdha ka rritur ndjeshëm sëmundjet pulmonare, por edhe shtimin e personave me astmë. Madje kjo sëmundje prek gjithnjë e më shumë edhe fëmijët. Kushti kryesor në përmirësimin e një sëmundjeje të tillë është klima malore. Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se pjesa më e madhe e meshkujve që humbasin jetën nga sëmundjet e mushkërive janë më të larta në numër sesa femrat. Ndërsa, sipas mjekëve, vitet e fundit është vënë re edhe një shtim i rasteve me kancer të mushkërive për shkak të duahnpirjes dhe mjedisit të ndotur.