E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermanët në kor: Tani duam trofeun!



Ozil – “Jam krenar për paraqitjen dhe fitoren që kemi marrë. Tani dua të mund çdo kundërshtar që do kemi përballë dhe të fitojmë Kupën e Botës. Mund t’ia dalim. Kam besim se do triumfojmë”.
Myler – “Ndaj Anglisë patëm edhe fat, por e merituam fitoren. Te goli i dytë që shënova, më ndihmoi Zoti për të zgjedhur anën e duhur për të dërguar topin. Kjo përballje është e paharrueshme”.
Shvajnshtaiger – “Zgjodhëm taktikën e duhur, e cila bëri diferencën. Meritë ka trajneri Lëv dhe lojtarët që zbatuan në perfeksion detyrat. Tashmë duhet të vazhdojmë me këtë ritëm, pasi kemi ende rrugë për të bërë”.
Klose – “Skuadra tregoi forcën e saj, por duhet të mos mjaftohemi me kaq. Objektivi ynë para Kupës së Botës ishte kualifikimi deri në gjysmëfinale, ndaj kemi ende punë për të bërë”.
Podolski – “Një paraqitje speciale në një ndeshje speciale. Në përballje të tilla, duhet bashkëpunim i të gjithëve për të fituar dhe ne e bëmë një gjë të tillë. Trofeu po na pret”.
Lahm – “Jemi ende në Kupën e Botës dhe fitorja me Anglinë nuk është ndeshja e fundit që do zhvillojmë. Na pret një rrugë e gjatë deri në realizimin e objektivit tonë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›