E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermanët një hap pranë kualifikimit

 

Ndeshja e parë për çerekfinalet e UEFA është zhvilluar në stadiumin "Olimpiski" të Donetskut ku janë vënë përballë skuadrat e Shakhtarit dhe Marsejës. Vendasit ukrainas në përfundim të 90 minutave kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinaleve të këtij kompeticioni pasi mundin me rezultatin e pastër 2-0 formacionin francez. Shakhtari me kalimin e ndeshjes po konfirmohet si pretendentja kryesore për fitimin e Kupës UEFA të këtij sezoni, pasi në të gjitha ndeshjet e luajtura deri në këtë raund nuk e ka diskutuar kurrë kualifikimin për në turin e ardhshëm. Nga ana tjetër, Marsejë është dukur shumë e pafuqishme kundrejt vendasve dhe i është dorëzuar me një gol për çdo pjesë. Në pjesën e parë për formacionin e Donetskut realizonte mbrojtësi Hubshman, ndërkohë që në minutën e 65-të shënonte mesfushori Jadson. Ndërkaq edhe Hamburgu e Verder Bremen kanë hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit. Ekipet gjermane fituan të dyja  me rezultatin 3-1 përkatësisht kundër Mançester Sitit dhe Udinezes. Francezët e Paris SG barazuan pa gola në fushën e tyre ndaj Dinamos së Kievit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›