E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, Merkel zhvillon negociata për koalicion me liberalët

Blerina Olldashi
Fituesja e zgjedhjeve në Gjermani, kancelarja Angela Merkel njoftoi për negociata të shpejta për një koalicion me liberalët. Merkel tha, se do të vazhdojë të mbrojë marrëveshjet për pagën minimale dhe fondin për shëndetësinë, të kritikuara nga liberalët. Pas mbylljes së qendrave të votimeve dhe numërimeve paraprake të votave ajo doli përpara qindra simpatizantëve të Unionit Kristiandemokrat në qendrën e partisë “Konrad-Adenauer Haus” në Berlin dhe u shpreh: “Jam e lumtur. Ne arritëm diçka të mrekullueshme, ne arritëm synimin që i kishim vënë vetes në këto zgjedhje”- tha ajo. Për Unionin Kristiandemokrat e Kristiansocial, megjithëse rezultati i zgjedhjeve ishte relativisht i dobët me afro 34 për qind, hapet kështu rruga për të krijuar një koalicion konservator-liberal, por Merkel premtoi se ajo do të punojë edhe për ata që nuk e zgjodhën: “Unë dua të jem kancelarja e të gjithë gjermanëve”,- tha ajo. Duke ruajtur atmosferën euforike, duke dashur të fliste për sfidat që i dalin përpara qeverisë së saj në kohë krize ajo tha: “Ka shumë probleme që duhen zgjidhur në vendin tonë”. Partia e Lirë Demokratike (FDP) është fitimtarja e vërtetë të zgjedhjeve, pasi jo vetëm që arriti rezultatin më të mirë në historinë e saj (14,6 për qind), por edhe sepse pas 11 vjetësh në opozitë, ka rastin të kthehet përsëri në kabinetin qeveritar. Guido Uesteruell, kryetari i partisë, dukej i emocionuar, kur doli para simpatizantëve të tij në mbrëmje në Berlin: “Ne gëzohemi për këtë rezultat të shkëlqyer, por jemi të vetëdijshëm që kjo do të thotë para së gjithash përgjegjësi, të cilën jemi të gatshëm ta marrim përsipër”, - tha Uesteruell, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë ministri i Jashtëm i Gjermanisë në katër vitet e ardhshme.
Më e humbura në zgjedhje doli Partia Socialdemokrate, që me afro 23,1 për qind humbi gati 11 përqind të votave në krahasim me zgjedhjet e vitit 2005 dhe ra në rezultatin më të dobët të historisë e saj. “Kjo është një ditë shumë hidhur për socialdemokratët”- tha kandidati për kancelar Frank Valter Shtajnmajer para simpatizantëve në Berlin. Dy partitë e tjera opozitare, E majta dhe Të Gjelbrit, po ashtu i pritën me gëzim rezultatet e zgjedhjeve. Sidomos E Majta e cila arriti 12,1 për qind, pra afërsisht 3 për qind më shumë se në zgjedhjet e mëparshme. Kryetari i partisë, Lothar Bisky, u premtoi simpatizantëve që festonin në Berlin se E Majta do të tregojë se çfarë është në gjendje të bëjë.

BOKS
Liderët botërorë urojnë kancelaren Merkel për fitoren

Liderët botërorë e kanë mirëpritur fitoren e kancelares gjermane Angela Merkel në zgjedhjet parlamentare. Demokristianët e Merkelit fituan afërsisht 34 për qind të votave, përballë 23 për qind që morën rivalët Socialdemokratë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama tha se pret të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Merkel. Presidenti i Francës Nikolas Sarkozi, ndërkohë u shpreh se rikonfirmimi i fitores është rezultat i besimit të opinionit që ajo ka marrë në katër vitet e fundit. Kryeministri italian, Silvio Berluskoni i telefonoi kancelares Merkel për të nënvizuar “vizionin e përbashkët” të tyre për një Europë të fuqishme.

1.000 policë kosovarë braktisin punën

Rreth 1.000 pjesëtarë të Policisë së Kosovës deri tani kanë lënë punën si pasojë e kushteve jo të mira që iu ofron ky institucion. Megjithatë, disa prej tyre edhe pse e kanë lënë punën, janë rikthyer përsëri në detyrën zyrtare, sepse këtë ua mundëson një rregullore e brendshme e Policisë së Kosovës. Arbër Beka, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka deklaruar për të përditshmen “Infopress” se arsyeja e braktisjes së punës nga ana e policëve është çështja ekonomike. Policinë e Kosovës, përveç braktisjes nga oficerët e thjeshtë, e lënë edhe zyrtarë të graduar. Madje ka pasur raste kur punën në polici e kanë lënë edhe policë me gradën kapiten dhe ekspertë të tjerë. Sidoqoftë, një rregullore e brendshme e Policisë së Kosovës, mundëson që pjesëtari i PK-së të kthehet në detyrë, nëse ndryshon mendim për veprimin që ka ndërmarrë.
Filipine
Shkon në 86 numri i viktimave nga përmbytjet

Qeveria në Filipine bëri të ditur se të paktën 86 vetë kanë humbur jetën në përmbytjet më të rënda që kanë goditur kryeqytetin Manilë. Ministri i Drejtësisë, Gilberto Teodoro, e vendosi numrin e të zhvendosurve prej stuhisë tropikale Ketsana, në më shumë se 435 mijë, gati dyfishi i shifrave zyrtare. Teodoro tha se 32 njerëz ishin shpallur të zhdukur dhe dhjetra trupa janë gjetur. Përmbyjtjet kanë filluar të ulen. Pamje televizive treguan të mbijetuar të mbetur mbi autobusë dhe çatitë e shtëpive.

Iran
Testohet raketa me rreze të gjatë veprimi

Garda Revolucionare e Iranit ka testuar raketën dyshkallëshe me rreze të gjatë veprimi, të quajtur “Sejil”. Agjencia “Fars” dhe kanali televiziv “Pres TV” në gjuhën angleze, raportuan për këto prova, por nuk thanë nëse ato ishin ato të sukseshme apo jo. Garda, po ashtu, ka lançuar edhe raketën “Shahab 3”, rrezja e së cilës arrin në 2 mijë kilometra. Gjenerali Hosein Salami tha se këto lançime tregojnë se Irani është i përgatitur për të shkatërruar çfarëdo kërcënimi ushtarak nga vendet e tjera.

Portugali
Partia Socialiste fiton një mandat të ri

Partia Socialiste e qendrës së majtë në Portugali ka fituar edhe një mandat për të qeverisur, pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme në këtë vend. Megjithatë, ajo nuk ia doli të fitonte shumicën në Parlament. Rezultatet gati komplete të zgjedhjeve tregojnë se socialistët kanë fituar 36.5 për qind, ndërsa Partia Social Demokratike opozitare, fitoi 29 për qind. Partia Social Demokratike ka pranuar disfatën. Lideri i Partisë Socialiste, Hose Sokrates, duhet të vendosë për formimin e koaBlerina Olldashi

Partia Socialiste e qendrës së majtë në Portugali ka fituar edhe një mandat për të qeverisur, pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme në këtë vend. Megjithatë, ajo nuk ia doli të fitonte shumicën në Parlament. Rezultatet gati komplete të zgjedhjeve tregojnë se socialistët kanë fituar 36.5 për qind, ndërsa Partia Social Demokratike opozitare, fitoi 29 për qind. Partia Social Demokratike ka pranuar disfatën. Lideri i Partisë Socialiste, Hose Sokrates, duhet të vendosë për formimin e koalicionit qeverisës.

29 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›