E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikol Sherzinger, pajtohet me Levis Hamilton?



Fillimisht u fol për një krizë mes tyre. Më pas, çifti më i shquar i “Formula 1”, Levis Hamilton 24 vjeç dhe Nikol Sherzinger, 31 vjeçe, shfaqet në formën më të mirë të mundshme, përkrah njëri-tjetrit. Këngëtarja seksi e “Pussycat Dolls” nuk e lëshon për asnjë çast pilotin e saj anglez dhe në Singapor, pas fitores së tij, ngre dolli me të e lumtur dhe më pas e puth me pasion. Sipas “Sunday Mirror” planet planet për dy të dashuruarit nuk shkonin në të njëjtën pistë. Nikolës I pëlqen të martohet, të ketë fëmijë dhe të krijojë një familje sa më shpejt të jetë e mundur. Bukuroshja me origjinë hauaiane, duket se është në moshën e duhur për të vënë në jetë planin e saj. Bukuroshi Levis ndërkaq, më i ri dhe i shkujdesur, shpreson akoma të shijojë lirinë dhe aventurat e të qënurit beqar. Por ajo që shihet në Singapor nuk ka nevojë për shumë komente. Ata shfaqen të dashuruar me njëri tjetrin dhe duket se pajtimi erdhi më shpejt seç pritej. Mesa duket, ndarja I shërbeu për mirë pilotit të “Formula 1”, I cili doli fitimtar edhe në garën e fundit në Singapor.

Xhud Lou kërkon testin e ADN-së për foshnjën e porsalindur

Aktori Xhud Lou, ispas mediave angleze, ka refuzuar të shohë vajzën e tij të porsalindur, derisa testi i ADN-së të vërtetojë se ai është babai i saj. Modelja Samantha Burk lindi një foshnjë ‘të bukur dhe të shëndetshme’, Sofia, ditën e martë, që thuhet të jetë fëmija i saj me aktorin britanik. Dyshja patën një romancë të shkurtër më herët gjatë këtij viti, ndërsa aktori ishte në Nju Jork. Lou më herët është zotuar se do të qëndrojë në krah të Burk dhe do të ndihmojë në rritjen e foshnjës, por “News of the World” shkruan se ylli nuk dëshiron ta shohë vogëlushen Sofia, derisa nuk vërtetohet se ai është babai i saj. Ende nuk është dhënë ndonjë deklarata nga e ëma e vajzës, e cila mesa duket preferon të qëndrojë në heshtje për të mos përkeqësuar gjërat.

29 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›