Topalli: Kuvendi jetoi 6 muaj konsensus
Sesioni parlamentar që sapo u mbyll është sesioni i konsensusit. Kryetarja e Kuvendit, një ditë pasi Parlamenti mbylli punimet, për të filluar në muajin shtator, bëri një bilanc të punës së gjashtë muajve të fundit, duke e konsideruar atë si historik për Kuvendin e Shqipërisë, pasi në bazë të konsensusit janë arritur reforma të mëdha. Por pavarësisht kësaj, Topalli premtoi një axhendë me sfida të reja që nga muaji shtator. “Ky 6-mujor ka qenë historik për Kuvendin e Shqipërisë me intensitetin e punës së tij, për rezultatet dhe mbështetjen e reformave të thella. Këtë 6- mujor, Parlamenti miratoi ndryshimet kushtetuese. Këtë 6- mujor Parlamenti miratoi ligjet themelore të reja, të buxhetit të tregut të lirë, të shoqërive tregtare, të falimentimit, ligjin për reformën në sistemin e drejtësisë”, - deklaroi kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Ajo e cilësoi këtë 6-mujor si sesionin e konsensusit, duke theksuar si kulmore dhe historike reformën kushtetuese, e cila hoqi nenet e krizave, ndryshoi sistemin zgjedhor, ndau Shqipërinë nga “Dushku”, mori hapa të rëndësishme për të ndarë Shqipërinë nga e shkuara e saj e hidhur. Një reformë kjo, që sipas numrit një të Kuvendit, forcon themelet e shtetit, të parlamentarizmit dhe të stabilitetit politik. Mes këtyre arritjeve, kryetarja e Kuvendit vlerësoi shumë konsensusin për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, së bashku me kolegët e forcave kryesore politike. Në lidhje me projektligjet që janë kaluar në këtë Parlament, Topalli theksoi si mjaft të rëndësishme që për të tretën herë radhazi, edhe këtë vit, Parlamenti miratoi buxhetin shtesë, duke shtuar brenda pak muajve rreth 300 milionë dollarë të tjerë, që shkojnë për rritje rrogash, pensionesh, për shtrimin e rrugëve, për ndërtimin e shkollave, për kanalizime etj.
Numri një i Kuvendit të Shqipërisë vlerësoi reformat ekonomike të kaluara përmes ligjeve si: ligji “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, ligji “Për sistemin e taksave”, ligji “Për sistemin e taksave vendore”, ligji “Për turizmin”, ligji “Për tregtarët e shoqëritë tregtare” etj., duke i konsideruar si sukses të madh të punës sonë. Mes të tjerave, kryetarja e Parlamentit përmendi edhe diplomacinë parlamentare duke vlerësuar atë çfarë është bërë në këto gjashtë muaj dhe premtoi një axhendë me sfida të reja. “Këto 6 muaj, me diplomacinë parlamentare, Kuvendi u shndërrua në një avokat të fortë dhe faktor kryesor të integrimit të vendit në institucionet euro-atlantike dhe i bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar shumë intensiv”, - vijoi kryetarja e Kuvendit.
Në përfundim kryetarja e Parlamentit shprehu krenarinë e saj për gjithë aktivitetin e Parlamentit, për forcimin e parlamentarizmit, të jetës parlamentare dhe vendosjen e Parlamentit, në qendër të vendimeve të mëdha politike.
Sesioni janar-korrik
Kuvendi gjatë këtyre 6 muajve ka zhvilluar 49 seanca plenare publike;
ka miratuar 116 ligje;
6 akte normative me fuqinë e ligjit;
57 vendime;
13 seanca dëgjimore parlamentare e raportime me institucione të ndryshme;
Interpelanca me Kryeministrin e ministrat;
Seanca pyetjesh me ministra;
Në 49 seanca plenare, ka rreth 200 orë debat
Dosjet u shtynë për shkak të opozitës
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, komentoi dje disa prej pikave të axhendës së Kuvendit, si nisma për hapjen e dosjeve të spiunëve, reformën zgjedhore dhe ato në drejtësi. Lidhur me pamundësinë e Kuvendi për ta kaluar ligjin për dosjet qysh në këtë sesion që u mbyll, Topalli tha se opozita ka kërkuar kohë. “Mendoj, që kur opozita kërkon kohë, mirë është që t’i jepet kohë. Uroj që kohën e kërkuar ta përdorë në mënyrë që të marrë vendimin e duhur, për t’u ndarë nga e kaluara e tyre e rëndë, shumë e rëndë”, - deklaroi ajo. Në lidhje me reformën zgjedhore kryetarja vuri në dukje se është bërë shumë dhe se janë vendosur baza shumë të mira, ndërsa në lidhje me reformës në drejtësi konfirmoi se është një reformë në proces. E pyetur nga mediat se a e shikon të vështirë fillimin e sesionit të ardhshëm parlamentar, duke pasur parasysh marrëdhëniet me opozitën dhe deputetë të veçantë të saj, kryetarja e Kuvendit deklaroi se është optimiste për sesionin e ardhshëm. “Ndaj dhe jam shumë krenare për bilancin e parlamentarizmit të këtyre viteve, se është e gjithë puna e këtij Parlamenti me mbështetjen që u dha reformave, që bëri gati Shqipërinë, jo vetëm për të marrë ftesën në NATO, por me optimizëm të madh, me shumë entuziazëm, për t’u bërë anëtare e plotë e NATO-s, për t’u ulur në tryezën e aleatëve tanë më të mëdhenj”, - deklaroi kryetarja e Parlamentit.
Manjani: “Dosja” jonë, dy vjet në sirtarin e Topallit
Pak kohë pasi kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, bëri bilancin e sesionit parlamentar që sapo u mbyll, ku deklaroi se për ligjin e hapjes së dosjeve ishte opozita ajo që kërkoi kohë, reagoi Partia Socialiste. Kryetari i Komisionit të Ligjeve në PS, Ylli Manjani, tha në një prononcim se PS e ka dorëzuar prej dy vitesh një nismë ligjore për hapjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit. “Thirrjes së saj ndaj opozitës për t'u ndarë nga e shkuara duke hapur dosjet ne i përgjigjemi, se prej dy vjetësh zonja Topalli ka në sirtar projektligjin e Partisë Socialiste, për të nxjerrë spiunët e Sigurimit nga politika. Dhe ndërkohë që këtë temë ajo e hap njëzëri me padronin e saj Kryeministër, sa herë duan të spostojnë vëmendjen e publikut nga problemet reale që ka hapur keqqeverisja e Sali Berishës. Projektligji ynë vazhdon të rrijë mbyllur në sirtarin e saj, bashkë me hijet e ish-Sigurimit të Shtetit, që janë sot deputetë e ministra. Por, nëse zonja Topalli kërkon sinqerisht t'i japë një shtysë reale këtij procesi, mund të hapë simbolikisht për publikun dosjen e saj”, - deklaroi Manjani.