Gjermania: Vendimi sovran, por momenti është i papërshtatshëm
Ambasadori gjerman në Tiranë, Bernd Borschardt, nënvizoi dje në një intervistë për "Deutsche Welle", se ky nuk ishte momenti më i mirë për aplikimin.
Zoti ambasador, Shqipëria aplikon sot në Pragë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Si pritet të jetë reagimi i Gjermanisë?
Të bëjë tani aplikimin për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE është natyrisht një vendim sovran i Shqipërisë dhe Gjermania do ta respektojë atë. Qeveria Federale ka mbështetur dhe inkurajuar vendimet e Këshillit të BE-së në Samitin e Selanikut, në vitin 2003, që kanë qenë shpesh të konfirmuara nga institucionet e ndryshme të BE-së. Nga ana tjetër, Gjermania, ashtu si vendet e tjera anëtare të BE-së, e ka bërë të qartë se nuk është tani momenti më i mirë për të bërë aplikimin. Aktualisht, Gjermania dëshiron të shmangë një debat mbi zgjerimin me anëtarësime të reja në BE. Një debat të tillë do të dëshironim ta bënim vetëm kur BE-ja të ketë zgjidhur çështjet e brendshme, që do të thotë pasi të jetë ratifikuar dhe të ketë hyrë në fuqi Traktati i Lisbonës. Organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në qershor do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë vendim. E njëjta gjë vlen edhe për Raportin e Progresit, të cilin Komisioni i BE-së do ta paraqesë në tetor.
Marrëveshja e Lehtësimit të Vizave mes Shqipërisë dhe BE-së ka hyrë në fuqi që prej një viti. Si ka ecur kjo marrëveshje për lëvizjen drejt Gjermanisë të kategorive të qytetarëve që përfitojnë prej saj?
Marrëveshjen e Lehtësimit të Vizave e shoh si një hap të rëndësishëm përpara. Afërsisht 1/3 e aplikuesve të vizave nuk paguan më tarifat e vizave në Ambasadën Gjermane, kurse pjesa tjetër e aplikuesve, 2/3, e përfiton vizën kundrejt tarifave të reduktuara. Një tjetër hap përpara është fakti që për ne është bërë më e lehtë të japim viza me shumë kalime. Numri i vizave me shumë kalime pothuajse është trefishuar që nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Lehtësimit të Vizave më 01.01.2008. Ndërsa lidhur me besueshmërinë e pasaportave, për fat të keq na duhet shpesh të konstatojmë se qytetarët, të cilëve u është refuzuar viza, aplikojnë sërish me një pasaportë të re, me të dhëna pak të ndryshuara. Ky nuk është një argument kundër pasaportave- meqë ra fjala, ato janë prodhuar në Gjermani -por kundër procesit të lëshimit të tyre.
Aplikimi me sukses i Marrëveshjes së Lehtësimit të Vizave është një prej parakushteve të Komisionit Evropian ndaj Shqipërisë për liberalizimin e vizave dhe lëvizjen e lirë. Në qarqet politike të Tiranës flitet që kjo mund të ndodhë aty nga fundi i këtij viti, 2009-ës. A është realiste kjo mundësi, apo thjesht produkt i politikës?
Çështja e liberalizimit të vizave është një çështje teknike. Bashkimi Evropian ka formuluar të ashtuquajturën "visa liberalization road map". Aty paraqiten kushtet që duhet të plotësohen nga secili prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që BE të heqë detyrimin e vizës. Një nga këto kushte është zbatimi me sukses i Marrëveshjes së Lehtësimit të Vizave, por edhe pasaporta më të mira, një sistem i integruar sigurie për kufijtë dhe pika të tjera të rëndësishme për sigurinë e brendshme të BE-së. Sapo të jenë përmbushur këto kushte, Komisioni Evropian do t‘u propozojë vendeve anëtare heqjen e detyrimit të vizave. Vendimi lidhur me këtë propozim duhet të merret në bazë të parimit të shumicës. Pra, vendet e veçanta të BE-së nuk kanë mundësi ta bllokojnë këtë vendim me anë të vetos. Se kur do ta bëjë Komisioni këtë propozim për Shqipërinë, kjo varet nga rezultatet e verifikimit prej tij të kryerjes së reformave në Shqipëri. Ekspertë të Komisionit kanë qenë para pak kohësh në Shqipëri. Komisioni ka deklaruar publikisht se nuk beson në heqjen e detyrimit të vizave për Shqipërinë në vitin 2009.
Si e vlerësoni klimën politike në Shqipëri, performancën që partitë politike dhe shoqëria civile po bëjnë për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009?
Shoh se klima politike parazgjedhore në Shqipëri ngadalë po ashpërsohet. Deri diku kjo është diçka normale. Për ne është e rëndësishme që zgjedhjet të vlerësohen "të lira dhe të ndershme". Ky do të jetë një test edhe për progresin e mëtejshëm të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Qeveria, e cila përgatit zgjedhjet, mban mbi supe një përgjegjësi të madhe në lidhje me këtë. Shqetësimi im është që shpërndarja e kartave të identitetit për qytetarët shqiptarë, të cilët nuk kanë pasaportë, po ecën shumë ngadalë. Shumë nga kolegët e mi dhe unë kemi druajtje se mos një numër i konsiderueshëm njerëzish që nuk kanë pasaportë, më 28 qershor 2009 nuk do të kenë as kartë identiteti.