E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania hap ambasadën

• Zyra ndërlidhëse gjermane në Kosovë, u shndërrua në ambasadë gjermane.Në një ceremoni festive krahas flamurit të Gjermanisë dhe atij të BE-së u vendos edhe flamuri i Kosovës. Bartësi i detyrës së ambasadorit gjerman në Kosovë, Karl Vokalek, tha se Gjermania do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën drejt integrimit në strukturat evropiane dhe do të vazhdojë të mbrojë dhe zbatojë interesat e saj në Kosovë. “Nuk është një ndryshim i madh. Ka qenë një Zyrë ndërlidhëse në Kosovë, mirëpo faktikisht ka kryer të gjitha punët që kryen një ambasadë. Kosova deri në këtë kohë nuk ka qenë një vend i pavarur dhe marrëdhëniet diplomatike mund të lidhen vetëm me shtetet e pavarura dhe sovrane”, tha Karl Vokalek.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›