Privatizimi, shkurtohen 1700 punonjës
• Punonjësit e “Armo” në Tiranë dhe “Albpetrol”, në Patos që do të dalin të papunë si pasojë e ristrukturimit të këtyre dy kompanive, do të përfitojnë pagën bruto për një periudhë një vjeçare.Në mbledhjen e djeshme të qeverisë u miratua vendimi, i cili përcakton pagën e punonjësve për këto kompani, të cilat do të kalojnë në proces privatizimi. “Punonjësit e “Armo”, Sh.a, Tiranë, dhe “Albpetrol”, Sh.a, Patos, që dalin të papunë, si pasojë e ristrukturimit, përveç trajtimeve, që parashikohen nga Kodi i Punës, përfitojnë, për një periudhë njëvjeçare, pagesë me pagë bruto mesatare mujore individuale (pagë bazë+vjetërsi), të vitit të fundit të punës. Në përfundim të kësaj periudhe, punonjësit kanë të drejtë të aplikojnë për të ardhurën nga papunësia”, thuhet në vendimin e miratuar dje nga qeveria. Periudha, gjatë së cilës këta persona do të marrin pagesën do të njihet edhe si periudhë sigurimi, për efekt të përfitimit të pensionit të pleqërisë, të invaliditetit dhe atij familjar, kundrejt pagesës së kontributit, në fondin e sigurimit të detyrueshëm shoqëror, nga “Armo” dhe “Albpetrol”. Nga ky vendim do të përfitojnë të gjithë punonjësit aktualë të “Armo” dhe “Albpetrol”, që kanë qenë të punësuar në këto shoqëri për një periudhë jo më pak se 2 vjet pa ndërprerje, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Numri i punonjësve që do të dalin të papunë nga procesi i ristrukturimit për efekt privatizimi të shoqërisë “Armo” është 606, i llogaritur me një efekt financiar prej 376 milionë lekë, ndërsa për shoqërinë “Albpetrol”, numri i punonjësve është 1100 dhe efekti ekonomik është llogaritur në vlerën 372.2 milionë lekë. “Projektvendimi parashikon që fondi i nevojshëm për trajtimin e punonjësve që do të dalin të papunë si rezultat i ristrukturimit të “Armo”, në Tiranë dhe “Albpetrol”, në Patos do të përballohen nga likuiditetet e shoqërive”, thuhet më tej në relacionin e këtij projektvendimi.606 punonjësdo të dalin të papunë nga privatizimi i “Armo”, në Tiranë dhe pagesa për një vit e pagës së tyre do t’i kushtojë kompanisë 376 milionë lekë1100 punonjës do të dalin të papunë nga privatizimi i “Albpetrol”, në Patos dhe pagesa për një vit e pagës së tyre do t’i kushtojë kompanisë 372.2 milionë lekë