E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia padit vendet që njohën Kosovën: Shihemi në Hagë

• Serbia ka vendosur të padisë në gjykatat ndërkombëtare të gjitha vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, në rast se ato nuk tërheqin vendimin e tyre.tiranePresidenti serb, Boris Tadiç ishte lideri i takimit të Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Serbi, i cili vendosi të padisë në gjykatat ndërkombëtare të gjitha vendet që kanë njohur Kosovën. Qeveria serbe do të formojë një skuadër avokatësh të cilët do të mbrojnë Serbisë në çështjen e pavarësisë së Kosovës kur të hapen seancat në gjykatat ndërkombëtare, duke nisur nga ajo e Hagës. Sipas zyrtarëve serbë, vendi i tyre do të padisë Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera që e kanë njohur Kosovën fillimisht në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Nëse SHBA nuk heq dorë nga vendimi pro njohjes së Republikës së deklaruar në mënyrë të njëanshme, Serbia do të veprojë me të gjithë gjykatat ndërkombëtare. Kthimi i rusëve Ndërkohë Serbët e Kosovës kërkojnë kthimin e forcave paqeruajtëse ruse. Thirrja u bë nga Këshilli Nacional Serb. “I bëjmë thirrje Rusisë që të kthejë kontingjentin e saj në kuadër të KFOR-it, që të stabilizojë situatën në pjesët ku serbët janë në shumicë”, ka deklaruar kreu i KNS, Milan Ivanoviç. Në mesin e vitit 2003, Rusia tërhoqi kontingjentin e saj që vepronte në kuadër të KFOR-it në Kosovë. Ivanoviç ka paralajmëruar për më shumë dhunë nëse institucionet e reja kosovare tentojnë të vendosin kontrollin e tyre në Mitrovicën e banuar nga serbët. Milan Ivanoviç, tha se liderët e rinj kosovarë ishin gabim kur mendonin se ata mund të vendosnin autoritetin e shtetit të ri në zonën e dominuar nga serbët. “Ata mund ta ushtrojnë autoritetin e tyre tek ne vetëm me forcë”, tha Ivanoviç. Beogradi dhe serbët e Kosovës kanë menduar ta mbajnë nën kontroll zonën e dominuar nga serbët duke provokuar një valë të gjatë protestash që pas 17 shkurtit. Rreth 2 000 njerëz u mblodhën dje në Mitrovicë për një protestë tjetër. KoshtunicaNë Beograd, kryeministri nacionalist, Vojisllav Koshtunica i bëri sërish thirrje SHBA-së të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Koshtunica u ka rekomanduar studentëve serbë, të cilët dhjetë ditë radhazi po protestojnë në Mitrovicë për shkak të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, se “e gjithë Serbia mburret me ta”. Në letrën dërguar atyre, Koshtunica thekson se “Ju rinia e Serbisë, po na tregoni të gjithë neve se si, para se gjithash, duhet vendi yt, si duhet Kosova, si duhet Serbia. I gjithë vendi mburret me ju dhe sinqerisht e me shumë emocione ju mbështet”, thotë Koshtunica. Çdo ditë dhe hap pas hapi, Serbia në këtë luftë do të fitojë dhe në fund do të fitojë plotësisht”, ka thënë kreu serb duke shtuar se “Kosova është Serbi, ashtu ka qenë dhe ashtu do të jetë. Ju miq të dashur studentë sot jeni udhërrëfyes të Serbisë dhe ne do t’ju ndjekim”, ka përfunduar Koshtunica Takimi i parë i Grupit Drejtues NdërkombëtarTakimi i parë i Grupit Drejtues Ndërkombëtar, i udhëhequr nga Piter Fejt, përfaqësues i Lartë për Kosovën i Bashkimit Evropian, do të zhvillohet të enjten, më 28 shkurt. Në këtë takim Grupi në fjalë pritet të diskutojë gjendjen aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë, si dhe për mënyrat e funksionimit dhe koordinimit. Grupi Drejtues Ndërkombëtar është formuar për të shqyrtuar zbatimin e planit Ahtisari në Kosovë. Vlerësimi më i plotë i zbatimit të kësaj Pakoje duhet të bëhet diku dy vjet pas fillimit të zbatimit të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›