Prizren, plagoset ushtari i NATO-s
• Një paqeruajtës i forcave të NATO-s është plagosur lehtë në këmbë dje në Prizren, pasi është gjendur në mes të një morie plumbash në qendër të qytetit në perëndimtë Kosovës, ndërsa tani anëtari i KFOR-it po mjekohet dhe nuk ka pasur asnjë rrezik pë jetën. Zyrtarët e NATO-s thanë se një plumb e preku në këmbë ushtarin e tyre kur dy grupe rivale hapën zjarr kundër njëra-tjetrës në Prizren, 80 km larg Prishtinës. Emri i ushtarit nuk është bërë publik, por plagosja e tij, sipas mjekëve tw NATO-s është fare e lehtë dhe ai mund të ecë përsëri. Tre njerëz humbën jetën në “betejën” që ndodhi në qendër të qytetit të Prizrenit.