E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koçi: Rama shkelmoi bashkimin e së majtës

Deputeti socialist, Petro Koçi, theksoi dje se pazari i ri Rama-Berisha në dëm të pavarësisë së institucionit kushtetues të akuzës demonstron edhe një herë politikën e paskrupullt të Partisë ish-socialiste. Sipas tij, politika karagjoze e lidershipit të opozitës nuk po dëmton vetëm interesat elektorale të socialistëve, por po dëmton thelbësisht funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri. "Shitja e pavarësisë së prokurorisë për të fituar një Kod përjashtues dhe përçarës të së majtës dëshmon inkriminimin antisocialist të Edi Ramës dhe ushtarëve të tij në Parlament", tha Koçi. Ai këmbënguli se Rama i vuri shkelmin bashkimit të së majtës dhe pavarësisë së institucioneve kushtetuese. PS91 mbështet kërkesat e drejta të prokurorisë në formulimin e ligjit të ri për prokurorinë. Teksa denoncon para opinionit publik dhe socialistëve bashkimin e ri të Edi Ramës me Sali Berishën në sulm ndaj shtetit ligjor dhe institucioneve që luftojnë krimin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›