Gjermania, kënaqësi dhe autokritikë
17/06/2005 Bundestimi ka fituar ndeshjen ndaj Australisë, por problemet e tyre në fushë nuk ishin të pakta
Pas fitores që Gjermania mori në ndeshjen e parë të Kupës së Konfederatave, përballë Australisë, me rezultatin 4-3, e gjithë skuadra e tyre ndihet e lumtur dhe e lehtësuar, megjithëse në radhët e saj ka ende probleme, sidomos në mbrojtje. Portierit Oliver Kahn iu kthye sërish humori pas përfundimit të takimit, ndonëse për të, kjo ndeshje nuk ishte ajo e preferuara. “Për një portier mund të them se ishte një ndeshje e vështirë. Australia shënoi shumë gola dhe unë nuk bëja gjë tjetër, veçse nxirrja topat e tyre nga rrjeta. Gjithsesi, rëndësi ka përfundimi, ndërkohë që gjermanët janë përqëndruar tek eliminimi i gabimeve të bëra prej tyre dhe ndeshja e radhës me Tunizinë.
Gjendja e lojtarëve
Janë dëmtuar tre prej tyre: Per Mertesaker, i cili pësoi një çarje në kofshë, por duket se do të jetë sërish në formë, për ndeshjen e së shtunës. Oliver Kahn, gjithashtu gjatë një përplasjeje u ça poshtë syrit të majtë, ndërkohë që Mike Hanke ka ndrydhur këmbën gjatë stërvitjes.
Thotë Jurgen Klinsman
“Jemi shumë të kënaqur me rezultatin dhe mendoj se i kemi kënaqur të gjithë spektatorët. Jemi të vetëdijshëm që kemi ende shumë punë për të bërë dhe e dimë mirë se kemi probleme të përgjithshme në mbrojtje. Megjithatë, jam i mendimit se skuadra është në zhvillim e sipër dhe ky zhvillim, natyrisht që do të jetë i shoqëruar me shumë presion. Lojtarët, në çdo ndeshje bëjnë nga një hap përpara, por ne i qëndrojmë besnik filozofisë sonë, duke mundur vazhdimisht të korrigjojmë gabimet e tyre.
Thotë Oliver Kahn
“Mund ta kisha festuar edhe më bukur ditën e ditëlindjes, megjithatë dhurata për mua ishte që të paktën, fituam. Kemi mangësi në lojën që zhvillojmë në zonën tonë, ndërsa me sulmin duhet të jemi të kënaqur. Nëse fitojmë ndaj Tunizisë, atëherë jemi në gjysmëfinale dhe ky është synimi kryesor i yni”.
Thotë Mikael Balak
"Kemi shansin e madh që me një fitore ndaj Tunizisë, të shkojmë në gjysmëfinale dhe këtë e duam të gjithë. Tunizianët mund të mos bëjnë një futboll të bukur, por janë shumë efektivë. Këtë e dëshmuan edhe kundër Argjentinës. E rëndësishme është që ne të gjithë, e kemi marrë shumë seriozisht Kupën e Konfederatave dhe megjithëse nuk ka vlerën e një Kampionati Botëror apo Evropian, ne dalim në fushë, vetëm për të fituar.