Godet me thikë bashkëshorten
17/06/2005 Pas grindjes
ELBASAN - Ka marrë thikën dhe e ka qëlluar bashkëshorten e tij pas një grindjeje në familje. Ngjarja ka nodhur dy net më parë kur Hati Dervishi, 53 vjeç, është transportuar në spital e gjakosur, pasi kishte marrë një goditje me thikë.
Mësohet se bashkëshorti i saj, Qemal Dervishi, 57 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Çlirimi” ka qenë edhe ai që ka goditur pas një grindjeje në banesën e tij. Grindjet familjare midis dy bashkëshortëve kishin kohë që vazhdonin, aq sa Qemali ka deklaruar se e ka goditur, pasi ajo ja kishte sjellë në majë të hundës. Ishte një moment mjaft i vështirë për mua, ka vahzduar më tej ai, duke deklaruar se ngjarja ka ardhur nga gjaknxehtësia.
Ndërkohë policia bënë të ditur se autori është ndaluar dhe veprimet e mëtejshme i kanë kaluar prokurrisë së rrethit. Burime spitalore bëjnë të ditur se gruaja kishte marrë një plagë të rëndë në supin e majtë dhe për këtë është transportuar në Tiranë.