Shkozeti, rikthehet në zonë industriale
17/06/2005 Shtohet popullsia dhe bizneset
DURRES - Pas një periudhe 15-vjeçare, qendra më e madhe industriale në Durrës, Shkozeti, ka nisur të marrë fizionominë e mëparshme. Pushimi i aktivitetit prodhues dhe mbyllja e një sërë ndërmarrjeve prodhuese, për shkak të teknologjisë së prapambetur të trashëguar nga e kaluara, po tejkalohet me nismat e biznesmenëve, të cilët i janë rikthyer Shkozetit, duke synuar ta
shndërrojnë atë sërish në zonë industriale. Ndërkohë që në këto vite zona është dyfishuar në popullsi, si pasojë e vendosjes në Shkozet të qindra familjeve të shpërngulura nga zona të thella jugore e veriore, një pjesë e tyre janë punësuar në bizneset e ngritura rishtazi.
Statistikat zyrtare bjën të ditur se në Shkozet janë hapur 350 biznese të vendosura në godinat e ish-ndërmarrjeve e fabrikave që janë. Një pjesë e bizneseve nuk janë shkëputur nga linjat
tradicionale të aktivitetit, siç është linja e prodhimit të qeseve të plastikës dhe faqeve të këpucëve, ndërsa pjesa tjetër i janë përshtatur tregut aktual me prodhime konfeksionesh, apo materiale ndërtimi.
Ndonëse në këtë zonë kanë mbetur ende pa privatizuar plotësisht mjediset e fabrikave dhe kapanoneve të mëdha, të cilat janë në proces, pikërisht në Shkozet ka edhe projekte të reja për ta
shëndrruar atë në zonë industriale. Sipas projekteve tashmë të kaluara në strukturat e njësive të qeverisjes vendore aty do të ngrihen tregje të mëdha indistriale si dhe kombinati i përpunimit dhe tregtimit të peshkut.