"Plaku", Aldo Bare jepte urdhërat për vrasje

17/06/2005 Petrit Liçi, i penduari që rrëfehet në Gjykatë
Si u vra Bledar Haxhiu, hakmarrja ndaj Tur Dajës, prerja e kokës dhe shëtitja nëpër qytet, vrasja e oficerit Klenti Bano. Urdhërat në telefon të Alfred Shkurtit dhe festa pas ekzekutimeve
TIRANË – Është fytyrë fare e imët. Me syze optike. Quhet Petrit Liçi. Gjatë gjithë kohës qëndron në kafazin e hekurt larg shokëve të grupit, me të cilët ka bashkëpunuar për disa kohë me radhë. Ndahet nga policët, të cilët nuk duan që mes tyre të ketë kontakte. Për herë të parë rrëfehet hapur në sallën e gjyqit. Tregon gjithë veprimtarinë e grupit, vendin e strehimit, shokët me të cilët ka bashkëpunuar dhe bisedat që ka dëgjuar në telefon. Tregon se nuk ka patur hasmëri dhe nuk ka njohur asnjë nga viktimat. Thjesht ka shkrepur armën pas marrjes së urdhërave. E fillon si lojë dhe përfundon keq. Është treguar i penduar. Këtë pendesë e ka treguar edhe pas vrasjes së parë që bëri në tetor të 1998-ës. U fut në grupin e Lushnjës, ndonëse tregon se nuk ka dashur asnjëherë të kryej gjëra të tilla. Për të dalë nga vorbulla ku ishte, plagos veten në këmbë me pistoletë. Por shoku, i cili e pagoi për të hyrë në valle, e ndihmoi të operohet në Spitalin Ushtarak, e më pas të rikthehet përsëri në gjirin e grupit. Por këtë radhë më keq. Në valle e fusin të tjerët. Tregon se e kanë urdhëruar për gjithçka dhe dashur padashur i është bindur urdhërave. Pas çdo vrasjeje festonin, pinin birra dhe hanin dreka. Paratë paguheshin nga krerët e grupit. Tregoi se i gjithë grupi kishte një bazë të vetën në afërsi të komisariatit të Lushnjës, ishte një garazh ku mblidheshin dhe diskutonin për ngjarjen e radhës. Urdhërat i merrte Maksim Çela në telefon nga "plaku", pseudonim i Alfred Shkurtit, i cili thirret ndryshe Aldo Bare. Dëshmia e Petrit Liçit erdhi si bombë për pjesëtarët e tjerë të grupit, që janë në bankën e të akuzuarve. Nga ana tjetër, avokatët u detyruan të kërkojnë dorëheqjen e trupit gjykues, me pretendimin se po e lejonin të pandehurin Petrit Liçi të fliste për gjëra të cilat ai i ka dëgjuar në grup. Liçi e filloi deklarimin e tij të lirë pas pyetjes së parë që bëri prokurori Anton Martini, në lidhje me vrasjen e Bledar Haxhiut dhe Artan Sulçes, më 23 tetor 1998, duke vazhduar më pas me pjesëmarrjen për pregatitjen e eksplozivit dhe disa hollësi lidhur me ngjarjen e rëndë, kur Artur Dajës iu pre koka dhe u shëtit nëpër qytet.
Prokurori: Ju jeni akuzuar për tri vepra penale. Mund të na thoni me hollësi çfarë dini për to dhe kush kanë qenë personat që ke bashkëpunuar?
Unë në tetor të vitit 1998 isha në shtëpi, duke punuar. Prisja blloqe betoni. Vjen Erjon Kashari (një prej të pandehurve) me të cilin kam qenë në shkollë dhe e njihja mirë. Erjoni ka ardhur disa herë me Elton Mermalin (një tjetër i pandehur). Më propozuan të futeshim roje në shtëpinë e Edjan Xhafës, i cili ishte i plagosur dhe ishte në hasmëri. Unë nuk e dija se si kishin qenë punët, por pranova të ruaja shtëpinë e tij ditë e natë, bashkë me Mermalin dhe Kasharin. Ai e kishte shtëpinë pranë kodrës së Lushnjës, të rrethuar si kështjellë. Pasi qëndruam disa ditë, Edjani na kërkoi ta ndihmonim të bënte një vrasje.
Kë donte të virste Edjan Xhafa dhe pse?
Donte të vriste Bledar Haxhiun, por ai ishte i plagosur dhe nuk e bënte dot vetë. Na tha se do të na jepte lekë po ta vrisnim. Pranuam të bënim vrasjen. E pritëm disa herë në kryqëzim. Por një ditë, Edjani erdhi edhe vetë. Na dha një çantë me katër automatikë. Në datën 23 tetor, rreth orës 8 ose 9 të mëngjesit, u nisëm me makinë, unë, Erjon Kashari dhe Elton Mermali. Pas nesh erdhi dhe Edjani me Dritan Vilën. Pritëm në një kryqëzim. Po vinte Bledar Haxhiu me makinë së bashku me Artan Sulçen. Ne sa e pamë nxorëm automatikët dhe qëlluam. Pasi u siguruam se e vramë, u nisëm. Ktheva kokën dhe pashë që Edjani së bashku me Dritan Vilën kishin shkuar te makina dhe po qëllonin me pistoleta mbi trupat e vrarë të tyre. Më pas u larguam në shtëpinë e Edjanit.
Ku qëndronit ju në shtëpinë e Edjanit?
Aty qëndronim në një bazë të ngritur nga Edjani me kushte brenda. Ishin dy krevate marinari, një televizor dhe tavolinë mesi për të ngrënë. Një ditë pas vrasjes shkuam në Shijak për të festuar. Hëngrëm drekë. Te shtëpia e Edjan Xhafës vinin shpesh Erjon Cici dhe Dritan Vila. Pas kësaj ngjarje, unë nuk doja të vazhdoja. E pashë që isha futur në një rrugë të keqe. Për të dalë vendosa të qëlloja veten. U plagosa në këmbë. Familjes i thashë se u plagosa padashje. Dy ditë qëndrova në spitalin e Lushnjës, më pas erdha në Spitalin Ushtarak. Paratë për të më operuar i pagoi Edjan Xhafa. Dola dhe u ktheva në shtëpi për të prerë blloqe me qëllimin për të mos u kthyer më në atë rrugë. Por disa herë më vinin çunat
Kush ishin çunat dhe ku qëndronin ata?
Të gjithë çunat rrinin afër komisariatit në një garazh. Në këtë vend kam qenë ditën kur u vra Artur Daja. Unë po rrija në një lokal afër gjimnazit, kur më thanë se kanë vrarë Artur Dajën dhe kokën po e shëtisin në qytet. U afrova në shesh. Pashë Enver Dondollakun që mbante në dorë kokën e Tur Dajës. Rreth tij qëndronin Dritan Vila, Leonard Prifti dhe të tjerë, që nuk i mbaj mend. Kjo skenë nuk zgjati shumë. Më pas vajta te garazhi. Aty pashë Dritan Vilën. Kërkova të takohesha me Edjan Xhafën. Ata më dhanë një birrë, pasi po festonin vrasjen e Tur Dajës. Më pas më thanë të largohesha për në shtëpinë e Edjanit, se atje do të m'i shpjegonin të gjitha. Vrasja e Tur Dajës është bërë për hakmarrje. Alfred Shkurti (Aldo Bare), i kishte thënë Bledar Haxhiut të dorëzonte Tur Dajën, se ai do të shpëtonte. Dritan Vilën nuk e njihja shumë në atë kohë. E dija që ishte nga Kuçova dhe gjatë gjithë kohës qëndronte te garazhi. Ndërkohë që, Edjan Xhafa u largua në Itali, në dhjetor 1998. Gjashtë muaj më vonë u vra.
Je akuzuar edhe për vendosjen e eksplozivit në mars të 2000-shit te stadiumi, çfarë mund të thoni për këtë ngjarje. Kush ju urdhëroi dhe si?
Policia, në fund të vitit 1999 fillim të vitit 2000, goditi grupin e Alfred Shkurtit. Kështu, ata vendosën të godasin policinë. Për të më futur në këtë histori të dytë erdhi Maksim Çela. Te puna ime ai vinte shpesh. Bënte muhabet e më pas largohej. Më pas me të vinte edhe Enver Dondollaku e Leonard Prifti. Një natë para 25 marsit, Maksim Çela, Leonard Prifti dhe Enver Dondollaku më sollën një çantë me eksploziv, skafandra, detonator, fitila, rroba policie. Më thanë ta çoja me makinë te një shtëpi afër kodrës së qytetit. Mora vesh se kjo shtëpi ishte e kushëririt të Leonard Priftit. Kur vajtëm atje, erdhi dhe Dritan Vila, Maksim Çela e Enver Dondollaku. Një grua na tha të mos bënim zhurmë, pasi aty banonte një polic që quhej Arben Boçi. Një natë tjetër të njëjtët persona sollën disa kapsolla tritoli. Ishin Maksim Çela, Enver Dondollaku, Leonard Prifti, Dritan Vila. Kallëpet ishin 200 gramëshe. Ne të gjithë i paketuam në kallëpe dhe i lidhëm me nastro.
Ti a more pjesë në paketim dhe pse?
Po, unë paketova kallëpet, pasi më urdhëroi Maksim Çela. Maksimi më pas mori kallëpet dhe u largua për të vajtur te Xakja (Riza Balla). Mësova se kjo sasi do të vendosej te hyrja e stadiumit për të vrarë shefin e komisariatit në shenjë hakmarrje. Xakja do ta bënte me detonator për të shpërthyer. Planet për të shkuar te stadiumi i bëri Maksim Çela, i cili fliste me telefon gjatë gjithë kohës me "Plakun".
Kush ishte Plaku dhe çfarë telefoni ishte?
Maksim Çela fliste me Alfred Shkurtin me celular gjatë gjithë kohës. "Plaku" i thërrisnin Alfred Shkurtit, që ndryshe quhet (Aldo Bare). Maksim Çela, Dritan Vila, Enver Dondollaku dhe Leonard Prifti, vajtën për të vendosur eksplozivin. Leonard Prifti kishte kërcënuar rojen e stadiumit, ndërkohë që të tjerët vendosën eksplozivin. Pasi u kthyen në shtëpi, Maksim Çela i tregonte në telefon Alfred Shkurtit çfarë bënë. Duke folur, ai m'u drejtua mua "e bën dot ti atë punë", të shpërtheja eksplozivin. Telekomanda do të shpërthente në një largësi prej 300 metrash. Fillimisht nuk rashë dakord. Por, Maksimi, pasi bëri disa telefonata, më tha lërë fare atë muhabet. Mësova se eksplozivi ishte zbuluar. Kishte qenë Riza Balla ai që lajmëroi policinë, pasi bëri montimin e detonatorëve. Për punën që bëra më shpërblyen 100 mijë lekë. Maksim Çela e kishte shok Alfred Shkurtin.
A ka patur atentate të tjera kundër Sinan Metës?
Kundër Sinan Metës ka patur edhe atentate të tjera. Te "Blerimi" në Lushnjë i është bërë një atentat, por pa sukses. Maksim Çela më tha se personat që ishin ngarkuar për ta vrarë ishin trembur.
Po policëve të tjerë u janë bërë atentate dhe nga kush?
Disa kohë pas ngjarjes me eksplozivin, Maksim Çela vjen te puna ime afër shtëpisë dhe sjell një makinë "Ford" ngjyrë vishnje, pa targa. Bashkë me Maksimin ishin dhe çunat e tjerë të grupit. Më thanë se do ta linin aty për disa kohë. Nuk e përdorën për një kohë të gjatë. Një ditë vjen Gentjan Kulla, i vuri targa false dhe e mori për ta përdorur. E solli përsëri tek unë. Ata thanë se kjo makinë do të përdorej për një vrasje. Leonard Prifti, Dritan Vila, Maksim Çela, Gentjan Kulla, Enver Dondollaku, një natë erdhën tek unë të gjithë. Ardhja nuk ishte e zakonshme. Ishin të gjithë të armatosur. Enver Dondollaku me Dritan Vilën kishin automatikë, Leonard Prifti pistoletë, Maksim Çela së bashku me Gentjan Kullën, pasi biseduan, u larguan të dy. Maksimi bisedonte shpesh me "Plakun", Alferd Shkurtin. Në të errësuar i hipën makinës. Në timon ishte Maksim Çela. Pasi vranë Klenti Banon, u kthyen të parët Dritan Vila dhe Enver Dondollaku, e më pas Maksim Çela. Aty biseduan se Klenti për pak desh u kishte shpëtuar, pasi shoferi edhe mund ta çonte me makinë afër shtëpisë. Të gjitha ia thanë në telefon Alfred Shkurtit.
Avokatët ndërpresin seancën, kërkojnë largimin e gjyqtarëve
Hapja e kartave nga ana e të pandehurit Petrit Liçi, ka bërë që avokatët të reagojnë herë pas here. Ardian Leka dhe Vladimir Meçi, disa herë kërkuan të bëjnë pyetje për të pandehurin, pa mbaruar ende akuza. Por kjo gjë nuk iu lejua. Gjyqtari Xhelal Elezi, i cili drejton seancën, i kujtoi avokatëve se kanë të drejtë të mbajnë shënime dhe kur të përfundojë prokurori të bëjnë pyetje. Por i pandehuri Petrit Liçi vazhdonte të tregonte rreth veprimtarisë së grupit, duke thënë hollësi të cilat deri tani nuk kanë dalë në asnjë proces. Të ndodhur në këto kushte, të pandehurit e tjerë nuk arrinin të komunikonin dot. E vetmja gjë që ata bënë ishte mbështetja e dhënë avokatëve për të bërë kërkesën për dorëheqjen e trupit gjykues. Vetëm në këtë mënyrë i pandehuri Petrit Liçi nuk do të fliste më në seancën e djeshme. Gjykata pezulloi procesin deri në dorëzimin me shkrim të kërkesës për dorëheqje dhe shqyrtimit të saj nga një tjetër trup gjykues.
Historia e vrasjeve
Vrasjet nisën vite më parë, në nëntor të vitit 1998. Shkak ka qenë një grindje mes viktimës Besnik Haxhiu dhe pjesëtarit të grupit të Aldo Bares, Gentian Xhaferri, edhe ky i plagosur e vdekur në vitin 1999, në Itali. Në datën e mësipërme, Besnik Haxhiu dhe Artan Sulçe, sipas akuzës, ishin duke lëvizur me automjetin tip fuoristradë nga qendra në drejtim të fabrikës së plastmasit, Lushnjë. Ndërkohë, Gentian Xhaferri së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit, i kishin zënë pritë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 68 gëzhoja të qitura, këto nga 5 armë të ndryshme. Mësohet se vrasja është bërë për hakmarrje. Më pas ka qenë tetori i vitit 1999, ai që ka hapur "luftën" midis grupit dhe policisë së komisariatit të Lushnjës. Policia kishte marrë urdhër të godiste me çdo kusht veprimtarinë e grupit. Pikërisht në këto momente ka filluar hakmarrja. Në datën 25 shkurt të vitit 2000, te "Blerimi" në Lushnjë, është goditur shefi i komisariatit, Sinan Meta. Por goditja nuk ishte vdekjeprurëse. Pak kohë më vonë, oficerit të policisë, Arben Koçi, i vihet eksploziv në banesën e tij, por pa pasoja. Ndërkaq nga kokat e grupit bëheshin plane të mëtejshme. Kështu, në datën 25 mars 2000, në hyrje të stadiumit në Lushnjë vihen 5 kg eksploziv. 4 kg kanë qenë jashtë pakos dhe 1 kg brenda pakos. Të dyja sasitë kanë qenë të lidhura me njëra-tjetrën dhe ishin gati të shpërthenin me telekomandë. Këtë sasi eksplozivi e kishte pregatitur në mënyrë të specializuar shtetasi Riza Balla, i cili kishte punuar në ushtri. Eksplozivi ishte i destinuar të shpërthente në momentin që në stadium do të hynte shefi i komisariatit, Sinan Meta. Pakoja me eksploziv ishte vendosur me porosi të të pandehurit Maksim Çela. Eksperti në pako gjeti një gjurmë gishti, e cila i përkiste fillimisht Maksim Çelës, por më pas Gjykata e Elbasanit e pushoi çështjen me pretendimin se, gjurma e gishtit nuk ishte e Çelës. Vetëm në 2003-shin u bë krahasimi dhe një akt tjetër ekspertimi, që nxori fajtor shtetasin Petrit Liçi. Në 14 prill 2000, në lagjen "Xhevdet Neprevishta" në Lushnjë, vritet oficeri i policisë gjyqësore, Klenti Bano. Sipas akuzës, Bano nën drejtimin e shefit Sinan Meta, kishte hartuar një plan për asgjësimin e bandës së Aldo Bares. Por plani mbeti në mes. Në vrasjen e Banos, sipas Prokurorisë, ka marrë pjesë edhe Gentian Kulla, pjesëtar i grupit, vrarë në vitin 2002.
Të pandehurit
Vila
Dritan Vila, i dënuar edhe më parë për krimin e vrasjes, akuzohet se në datën 13 nëntor 1998, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka vrarë shtetasit Bledar Haxhiu dhe Artan Sulçe. Në datën 14 prill 2000, Dritan Vila ka vrarë oficerin e policisë gjyqësore, Klenti Bano. Në 19 prill 2001, akuzohet se ka vrarë shtetasin Nosh Gjelaj. Në datën 16 prill 2002, tentoi të vrasë shtetasin Bernard Gjini. Në datën 23 prill 2002, akuzohet se ka vrarë Alfred Pirrën.
Liçi
Petrit Liçi, i dënuar më parë, akuzohet se ka vrarë në bashkëpunim me Dritan Vilën e të tjerë, Bledar Haxhiun dhe Artan Sulçen, në datën 23 nëntor 1998. Ndërkohë, akuza e dytë e tij, të cilën edhe e ka pranuar se ka qenë ndihmës, është ajo e vënies së bombës në stadiumin e Lushnjës, në datën 25 mars 2000. Në datën 27 mars 2003, në bashkëpunim me Erjon Cicin, tentuan të vrasin shtetasin Bardhyl Kurti.
Çela
Maksim Çela, i dënuar më parë. Akuzohet se në 14 prill 2000, në bashkëpunim ka vrarë Klenti Banon.
Dondollaku
Enver Dondollaku, i dënuar më parë për vrasje. Në 14 prill 2000, akuzohet se në bashkëpunim ka vrarë Klenti Banon, oficer i policisë gjyqësore Lushnjë.
Leonard Prifti, i dënuar më parë për vrasje. Akuzohet se ka vrarë në 14 prill 2000, Klenti Banon.
Cici
Erjon Cici, i dënuar më parë për vrasje, akuzohet se në datën 27 mars 2003, ka tentuar të vrasë shtetasin Bardhyl Kurti.
Kashari
Erjon Kashari, i padënuar më parë. Akuzohet se në bashkëpunim ka vrarë shtetasit Bledar Haxhiu dhe Artan Sulçe, në datën 23 nëntor 1998.
Mermali
Elton Mermali, akuzohet se në bashkëpunim ka vrarë Bledar Haxhiun dhe Artan Sulçen, në 23 nëntor 1998.