E Diel, 1 Nëntor 2026

Një burrë i masakruar me thikë gjendet në anë të Zaranikës

17/06/2005  Dyshimet për një krim familjar

ELBASAN - Kufoma më e fundit e gjetur në fundin e përroit të Zaranikës është regjistruar si një tjetër ngjarje e rëndë në Elbasan. Burime nga policia bëjnë të ditur se trupi i pajetë i përket shtetasit Zarif Qerimi, 44 vjeç, banues në lagjen “Skënderbej”.

Mësohet pas ekspertizës mjeko-ligjore se 44-vjeçari kishte dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, të cilat ishin shkaktuar nga mjete të mprehta. Arma e përdorur për vrasjen e tij ka qenë një thikë, me të cilën është masakruar.

Pas identifikimit të kufomës, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave, në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Mësohet se Zarif Qerimi, banues në lagjen “Skënderbej”, nuk kishte probleme me persona të tjerë, por mendohet që vrasja e tij të ketë ardhur nga një konflikt familjar.

Çështja i ka kaluar prokurorisë së rrethit, e cila për arsye hetimi nuk bën të ditur asnjë version për këtë ngjarje.

Pas ekspertizës, familjarët kanë mundur të marirn trupin e pajetë, duke kryer edhe ritet e fundit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›