Vetëhelmohet me fostoksinë gruaja 32-vjeçare
17/06/2005 Shkaku, problemet ekonomike
ELBASAN - Fostoksina i ka marrë jetën një 32-vjeçare nga lagjja “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit. Prene Sinani, 32 vjeçe, banuese në lagjen “Vullnetari” e martuar, nënë e dy fëmijëve, ka gjetur vdekjen 10 minuta, pasi ka mbërritur në spital.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në apartamentin e saj kur gruaja e vetme ka marrë helmin e fortë dhe ka gëlltitur dy kokrra.
Fqinjët e saj kanë mundur ta transportojnë në spital, por veprimi i helmit të fostoksinës ka qenë i shpejtë dhe gruaja nuk ka mundur të mbijetojë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se 32-vjeçarja kishte probleme ekonomike, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhej në emigracion. Gjendja e vështirë emocionale dhe një gjendje depresioni kanë bërë që gruaja t’i japë fund jetës, duke lënë jetime dy fëmijë.