Dënohet djegia e një xhamie në Izrael

Një xhami në një fshat arab në Izraelin verior,është djegur dhe dëmtuar gjatë natës, në një sulm që besohet të jetë kryer nga ekstremistët çifut.
Banorët e zemëruar të fshatit u përpoqën ta bllokonin një rrugë të madhe, duke djegur goma dhe duke hedhur gurë mbi policët, të cilët po përdornin gazin lotsjellës për ta shpërndarë turmën.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një deklarate e denoncoj incidentin “shokues” si diçka që “nuk i përket shtetit të Izraelit.”
Policia tha se fjalët hebrenje “çmim” dhe “etiketë” ishin vënë nëpër mure- terme këto, që zakonisht lidhen me sulme hakmarrëse kundër rezistencës palestineze ndaj vendbanimeve izraelite ne Bregun Perëndimor.
Arabët përbëjnë rreth 20 për qind të popullsisë në Izrael.