E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, sot protestat e OJQ-ve

Sot përpara institucioneve qeveritare në Prishtinë do të mblidhen në protestë 25 organizata joqeveritare në Kosovë, për të kundërshtuar dhunën e ushtruar në protestën e lëvizjes Vetëvendosje.

Mediat kosovare bëjnë të ditur se shoqëria civile është alarmuar me dhunën policore të shfaqur një ditë më parë kundër qytetarëve në protestën e Vetëvendosjes. 25 Organizata jo-qeveritare janë bërë bashkë për të organizuar një protestë paqësore, sot në orën 12:00 para ndërtesës së qeverisë kundër kësaj dhune thuhet në një deklaratë të organizatorëve të protestës.

OJQ-të gjithashtu kanë shprehur revoltën e tyre edhe ndaj qëndrimeve të bashkësisë ndërkombëtare, duke thënë se përmes deklaratave të tyre ata kanë legjitimuar dhunën e qeverisë ndaj qytetarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›