E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania mbështet financiarisht Shqipërinë me 90 milionë euro



Qeveria Federale gjermane ka premtuar se do të mbështesë Shqipërinë në aspektin financiar në shumën 90 milionë euro për vitet 2008-2009. Kjo mbështetje do të jetë në formën e kredive me përqindje. Kështu, rreth 85.75 milionë euro do t'i kalojnë fushës së bashkëpunimit financiar dhe 4.5 milionë euro fushës së bashkëpunimit teknik. Të dyja palët shprehën kënaqësinë e tyre në lidhje me rezultatet e arritura të bashkëpunimit për zhvillim dhe ranë dakord që ta vazhdojnë këtë deri më tani në tre fusha mjaft të rëndësishme si, furnizimi me ujë të pijshëm/kanalizimet dhe menaxhimi i mbetjeve të ngurta, energji si dhe zhvillim i qëndrueshëm i ekonomisë.

Caruana: “Duhet koordinim në garantimin e depozitave”

Kriza financiare që ka prekur disa vende, veçanërisht SHBA-në, ka sjellë edhe efektet e saj në Europë. Për të shmangur një krizë financiare akoma më të madhe, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar duhet që garantimi i depozitave bankare në Evropë të jetë më i koordinuar. "Koordinimi në rang evropian është shumë e rëndësishëm, kështu që efektet e një vendimi të një shteti evropian nuk do të bien mbi shtetet e tjera",- deklaroi në një konferencë shtypi, Jaime Caruana, drejtor i politikave monetare të FMN-së. "Në rrethana të veçanta, ideja për shtimin e garancive të depozitave bankare është një alternativë e mirë për zgjidhjen e të tilla situatave", -u shpreh Caruana.

9 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›