E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania mbyll kufirin me Francën, shkak përleshjet e ashpra anti NATO

Gjermani ka mbyllur kufirin e saj me shtetin e Francës për shkak të dhunës së ashpër që është ushtruar në Strasburg mes policisë franceze dhe protestuesve anti-globalistëve, të cilët kanë organizuar një protestë anti- NATO. Në këtë mënyrë, është ndaluar kalimi i manifestuesve drejt Francës. Përleshjet janë zhvilluar pranë urës së lumit Ren, ky i fundit ndodhet 5 km nga pallati ku u mbajt samiti. Sipas të dhënave të pakonfirmuara janë të paktën 50 persona të plagosur. Rreth 5000 manifestues ishin mbledhur në urën mbi lumin Ren në Strasburg ku kanë hasur në qëndresën e policisë. Manifestuesit pjesa më e madhe e të cilëve të mbuluar me maska i kanë vënë flakën disa zyrave, një stacioni të boshatisur të policisë dhe disa makinave, ndërsa qëllonin me gur e mjete të forta forcat e policisë. Policia franceze i është përgjigjur me gaz lotsjellës ku shesh betejë është bërë parku kryesor i dy lumenjve në Strasburg. Sipas informacioneve që japin mediat vendase në kufirin mes Gjermanisë dhe Francës situata ka qenë tepër e tensionuar pasi mijëra persona ishin nisur drejt Strasburgut, ku kanë marrë pjesë në manifestimin kryesor kundër Samitit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›