NATO, Mediat e huaja jehonë aderimit të Shqipërisë
Mediat e huaja i kanë bërë jehonë anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Media si Eruonews, BBC, Reuters, Associated Press i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë ditës së djeshme, në të cilën Shqipëria dhe Kroacia u renditën në listën e vendeve anëtare në Aleancën më të fuqishme ushtarake.
Associated Press citon fjalët e presidentit amerikan Barak Obama, i cili në fjalën e tij shprehur entuziazmin dhe përkrahjen e SHBA dhe NATO-s për dy aleatët e rinj. Edhe Reuters ka folur për hyrjen e Shqipërisë në NATO duke e cilësuar një ditë të veçantë për Shqipërinë. Dita e djeshme është cituar si një nga ditët më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Edhe media të tjera kanë pasqyruar anëtarësimin e Shqipërisë e të Kroacisë.