EURO 2012 e ka shëndërruar Ukrainën në Bordello
Njëra nga themelueset e organizatës feministe ukrainase Femen, Ina Shevçenko ka paralajmëruar një sulm seksual ndaj presidentit të UEFA-s, Mishel Platini.
Anëtaret e Femenit në muajt e fundit kanë protestuar vazhdimisht kundër zhvillimit të prostitucionit gjatë Kampionatit Evropian në futboll, që po mbahet në Poloni dhe Ukrainë.
Evropiani e ka shndërruar Ukrainën në bordello. Shumë femra të bukura, por të pashkolluara, janë detyruar të shesin trupin e tyre”, deklaroi Shevçenko për të përditshmen gjermane Bild.
Kemi planifikuar të ndërpresim një ndeshje të Evropianit, por nuk ia dolëm. Megjithatë, nuk ndalemi. Në plan kemi një sulm seksual ndaj Platinisë, shtoi ajo.
Femen është themeluar në Kiev më 2008 dhe, sipas informatave zyrtare, aktualisht përbëhet nga 300 aktiviste, kryesisht studente të moshës 18-20 vjeçe, prej të cilave 30 marrin pjesë në aksione të zhveshura.
