E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania njeh dy pasaportat shqiptare



Republika Federale e Gjermanisë njeh dy llojet e pasaportave shqiptare, të vjetrat dhe të rejat, procesi i të cilave po aplikohet aktualisht në vendin tonë dhe bëhet fjalë për ato biometrike. Për shtetin gjerman mbeten në fuqi edhe pasaportat e vjetra të shqiptarëve. Përmes një njoftimi për shtyp, ambasada gjermane në Tiraninë njoftoi dje se qeveria federale gjermane me anë të një procedure të përshpejtuar ka njohur përkohësisht pasaportat e reja elektronike të udhëtimit dhe shërbimit diplomatik të Shqipërisë. Për rrjedhim ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë do të pajisë me viza dhe pasaportat e reja menjëherë pas lëshimit të tyre. Ambasada tërheq vëmendjen se vizat në pasaportat ekzistuese e ruajnë vlefshmërinë e tyre, edhe nëse mbajtësi pajiset me pasaporta elektronike udhëtimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›