Topi: Forcim marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i dërgoi dje një mesazh Shenjtërisë së Tij, Papa Bendiktit XVI, me rastin e përvjetorit të misionit të tij papnor. Topi i vë në dukje atij se Shqipëria "ruan nderimin më të madh për misionin dhe përpjekjet Tuaja në drejtim të përballimit të sfidave për një të ardhme më të sigurt të njerëzimit, në paqe dhe harmoni". Zyra e shtypit pranë Presidencës bëri të ditur se në këtë mesazh Presidenti Topi shpreh mirënjohjen për kontributin e vyer të Shenjtërisë së Tij, në mbrojtje të të drejtave themelore të njeriut dhe familjes, si burim mbështetjeje dhe harmonie për shoqërinë njerëzore, në përgjithësi, dhe çdo individ, në veçanti. Ndërkohë, kreu i shtetit shqiptar e siguron Papa Benediktin XVI për zotimin e tij personal "në drejtim të forcimit të marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë, për t’i shërbyer bashkërisht nxitjes së paqes, dialogut mes kulturave e qytetërimeve dhe inkurajimit të mëtejshëm të dinjitetit njerëzor".