Stadiumet janë gati

Dhjetë stadiumet e Afrikës së Jugut, ku do të zhvillohen ndeshjet e Kampionatit botëror 2010, janë gati, ka thënë kryetari i Komitetit Organizativ, Danny Jordaan, pas turneut të fundit inspektues të FIFA-s.
“Mund ta themi me besim se kemi realizuar premtimin e 10 stadiumeve të klasit botëror dhe i kemi përgatitur ata disa muaj para fillimit të garës”, tha Jordaan. Kampionati botëror – i pari në kontinentin afrikan – fillon më 11 qershor dhe mbaron më 11 korrik.