Gjermania pro hyrjes së Maqedonisë në NATO
Ministri i Jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier është shprehur kundër bllokimit të hyrjes së Maqedonisë në NATO, çështje e cila do të diskutohet në samitin e Bukureshtit. Lajmin e njoftojnë agjencitë ndërkombëtare të lajmeve. " Ky samit nuk ka të drejtë të dështojë dhe nuk duhet të zëvendësojë më shumë stabilitet me më pak stabilitet", tha ai kur u pyet lidhur me çështjen e Maqedonisë në takimin që u mbajt në Slloveni. Ai tha se ishte i bindur se të 26 shtetet anëtare të NATO-s do të shkojnë në Samit në Bukuresht me " qëllim të mirë". Nga ana e saj, Maqedonia ende mendon se mund t'i japë fund mosmarrëveshjes që ka me Greqinë për emrin para samitit të bukureshtit. Antonio Milloshovski, Ministri i Jashtëm maqedonas shprehu shpresat se megjithë anullimin e bisedimeve në momentin e fundit me homologët grekë. Parlamenti maqedonas pritet të diskutojë të hënën një sugjerim të ri të OKB-së lidhur me ndryshimin e emrit.