E Diel, 1 Nëntor 2026

Nesër shqyrtohen në Kuvend projektligji për ERE dhe ndryshime në Buxhet.

 

Nesër në sencën plenare në kuvend do të merret në shqyrtim ndryshimi i projektligjit për buxhetin e shtetit dhe për strukturën e re të Entit Rregullator të Energjisë e të disa projektligjeve ekonomike në komisionet e Kuvendit të Shqipërisë. Kështu në komisionin e Ekonomisë dhe Financave do të diskutohet propozimi për miratim të kategorive të pozicioneve të punës në ERT, si dhe miratimi i strukturës dhe organikës së punonjësve të Inspektoriatit të lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Komisioni gjithashtu do të diskutojë dhe projektligjin " Për një ndryshim në ligjin nr.9836, datë 26.11.2007 " për buxhetin e shtetit të vitit 2008" si dhe do të miratojë kalendarin 3-javor të punimeve të tij. Ndërkaq pritet të diskutohet po nesër projektvendimi " Për miratimin e strukturës, të organikës si dhe të nivelit të pagave të punonjësve të institucionit të Avokatit të Prokurimeve".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›