E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha merr nga presidenti Ivanov premtimin se enciklopedia shoviniste e maqedonasve do të nxirret nga qarkullimi

Kryeministri Sali Berisha ka takuar sot në Nju Jork presidentin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë (FYROM), George Ivanov, në kuadër te takimeve qe mbahen ne punimet vjetore te Asamblesë së OKB-së. Ne menyre suprizë, ne qender te takimit ka qene provokacioni me i fundit i shtetit maqedonas, publikimi i nje enciklopedie që denigron origjinën e shqiptarëve. Në takimin që kryeministri Berisha pati me presidentin Ivanov, shefi i ekzekutivit shqiptar është pozicionuar për herë të parë mbi skandalin e enciklopedisë që i konsideron shqiptarët “banditë të ardhur nga mali” dhe Nënë Terezën (Gonxhe Bojaxhiun” si një vllahe dhe joshqiptare. Kryeministri Berisha theksoi se publikimi se fundmi, nga ana e Akademisë Maqedonase, i një enciklopedie është një qëndrim absurd dhe i papranueshëm. “Duke qenë se Akademia është një institucion zyrtar i Republikës së Maqedonisë, ndërhyrja e autoriteteve të lartë maqedonase me një qëndrim të qartë ndaj këtij problemi do të ishte e domosdoshme, për faktin se askush nuk mund të ndërtojë identitet bazuar mbi falsifikim të historisë”, - i deklaroi Berisha presidentit Ivanov, duke i kërkuar në mënyrë thuajse ultimative që të urdhërojë daljen jashtë qarkullimi të enciklopedisë famëkeqe. “Lidhur me këtë çështje, Presidenti Ivanov tha se, sapo të kthehej në Shkup, do përpiqet të ndikojë në këtë çështje”, cituan agjencitë mediatike burime nga takimi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›