Sali Berisha takohet në Nju Jork me Paula Dobriansky-n, ish-zv/sekretare e Departamentit Amerikan të Shtetit
Kryeministri Berisha pati një takim të ngrohtë e miqësor me zonjën Paula Dobriansky, personalitet i rëndësishëm në politikën amerikane, mike dhe përkrahëse e vendosur e zhvillimit të Shqipërisë në vite. Paula Dobriansky është një eksperte e politikës së jashtme amerikane, e cila ka mbuluar rolin e Zëvendëssekretares së Shtetit për Demokracinë dhe Punët Globale, si dhe çështjen e Irlandë së Veriut gjatë administratës së presidentit George Bush. Zonja Dobriansky shprehu admirimin e saj dhe vlerësimet maksimale mbi ecurinë e reformave në Shqipëri dhe për vendosmërinë e treguar nga qeveria shqiptare nën lidershipin e zotit Berisha, për të konsoliduar institucionet e demokracisë dhe të ligjit, për të luftuar korrupsionin dhe për të ngritur në nivele të larta si asnjëherë tjetër zhvillimin ekonomik të vendit. Njëkohësisht ajo shprehu vlerësimet pozitive për zbatimin me eficencë në Shqipëri të programeve të ndihmës së qeverisë amerikane si Millenium Challenge dhe për faktin se në rastin e Shqipërisë këto fonde shkojnë për të imlementuar nisma dhe ide të qeverisë, të cilat po tregojnë të jenë mjaft të suksesshme dhe të vlerësuara nga ndërkombëtarët. Zonja Dobriansky uroi përzemërsisht Kryeministrin Berisha për mandatin e dytë të tij qeverisës dhe u shpreh e bindur se këto reforma dhe integrimi i vendit në BE do të jenë prioritet edhe i qeverisë së re. Kryeministri Berisha falënderoi zonjën Dobriansky për përkrahjen dhe ndihmën e saj për Shqipërinë dhe e garantoi atë se qeveria shqiptare do të jetë e vendosur të implementojë me sukses ato standarde dhe kritere që do të çojnë në integrimin e vendit dhe zhvillimin e mëtejshëm ekonomik.
Kryeministri Berisha do të mbajë diskutimin e tij më 26 shtator dhe në fjalën e tij, do të fokusohet në mbështetjen e Shqipërisë nga OKB-ja, objektivat e mijëvjeçarit për një zhvillim të qëndrueshëm si dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës. Në ditën e tretë të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri, Sali Berisha mori pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Sesionit të 64-t të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Ky panel u fokusua në Raportin Vjetor të Sekretarit të Përgjithshëm mbi punën dhe nismat e Organizatës dhe u prezantua nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, zoti Ban Ki Mun. Në këtë panel morën fjalën e tyre për të diskutuar Presidenti i SHBA-ve Barak Obama, Presidenti i Brazilit Lula, Kryeministri i Suedisë Reinfilt, Presidenti i Kinës Hu Jintao, Kryeministri i Anglisë Gordon Broën, Kryeministri i Italisë Silvio Beriluskoni, Presidenti i Francës Nikola Sarkozy etj. Në diskutimet e tyre liderët botërorë u ndalën në sfidat që humaniteti ka përpara dhe bashkëpunimin mes vendeve për përballimin e tyre. Kryeministri Berisha do të mbajë diskutimin e tij më 26 shtator dhe në fjalën e tij, kreu i qeverisë do të fokusohet në mbështetjen e Shqipërisë për Organizatën e Kombeve të Bashkuara, kontributin e Shqipërisë në paqen dhe sigurinë globale në kuadër të NATO-s e më gjerë, njohja e pavarësisë së Kosovës, objektivat e mijëvjeçarit për një zhvillim të qëndrueshëm.
...