E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermeni: PS, program per luften kunder krimit Qamil Xhani

Deputetja socialiste, Eglantina Gjermeni, akuzoi dje mazhorancen per situaten e krijuar ne nga zjarret ne vend dhe rritjen e kriminalitetit. Ne nje konference per mediat, Gjermeni u shpreh se situata e krijuar kerkon nderhyrje urgjente dhe programi i PS-se mundeson daljen nga kjo situate. “Per Partine Socialiste garantimi i jetes edhe sigurise se qytetareve shqiptare eshte jo thjesht nje prioritet, por nje detyrim, pasi siguria e jetes dhe prones eshte nje nga te drejtat themelore qe duhet te gezojne qytetaret ne nje shtet. Siguria eshte per ne guri i themelit, mbi te cilin ngrihen e zhvillohen pastaj te gjitha aspektet e tjera te jetes se qyteteruar - ekonomia, shendetesia, edukimi, punesimi, kultura”, - u shpreh Gjermeni. Deputetja e PS-se u shpreh se shifrat e krimit dhe aksidenteve ne vend jane te ngjashme me ato te vitit 1997. “Kurre me pare ne kete vend, me perjashtim te vitit te mbrapshte 1997, kriminaliteti dhe pasiguria per jeten dhe pronen nuk kishin marre permasa te tilla. Vrasjet, vjedhjet, aksidentet me pasoje humbjen e jetes, grabitjet me arme dhe vjedhjet e çantave e vareseve, sot nuk perbejne me lajm. Shqiptaret vriten per shkaqe nga me banalet, shqiptaret ndihen te pasigurt edhe ne shtepite e tyre. Dhe kjo situate ka nje shpjegim fare te thjeshte: Pafuqine e shtetit te drejtuar nga Sali Berisha per te garantuar rendin dhe zbatimin e ligjit”, - u shpreh ajo. Sipas saj, PS ka programin per te garantuar me shume siguri ndaj qytetareve. “Vizioni yne per garantimin e sigurise se jetes e prones, i permbledhur ne programin ‘Per Nje Rilindje Kombetare’, eshte i thjeshte: lufte krimit, lufte shkaqeve te krimit. Ne njeren ane, ne do te modernizojme e do t’i rikthejme profesionalizmin Policise se Shtetit e te gjitha organeve te tjera te rendit, te cilat Sali Berisha i ka kthyer ne strehe per militante te partise ne pushtet”, - u shpreh dje Gjermeni. Sipas saj, programi i PS-se synon investime ne sistemin arsimor per te shmangur krimin ne rruge. “Nuk mund te zhduket krimi i rruges, sulmet ndaj vajzave e grave per nje çante e per nje varese, per sa kohe dhjetera-mijera te rinj shqiptare jane sot te pashkolluar, te paperfillur, te injoruar krejtesisht nga shteti i tyre e te lene ne meshire te fatit per te siguruar jetesen me çdo mjet qe te munden. Prandaj, ne do te investojme ne ngritjen e nje sistemi arsimor modern e qe iu pershtatet nevojave te tregut te punes, ne mbeshtetjen dhe orientimin e te rinjve shqiptare sepse besojme se vetem ne kete menyre mund te garantohet mbajtja e tyre larg rruges se krimit”, - u shpreh dje Gjermeni. Deputetja e PS-se ka theksuar se nje tjeter menyre per te eliminuar krimin, sipas programit te PS-se, eshte dhe rritja e profesionalizimit ne forcat e rendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›