E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjiganti rus i gazit “Gazprom”, i drejtohet tregut amerikan



Gjiganti rus i energjisë “Gazprom”, që dominon tashmë tregjet e gazit në Europë dhe në disa rajone të rëndësishme të Azisë, synon të pushtojë të paktën edhe 10 për qind të tregut energjetik në SHBA. Këtë synim kompania ia ka vënë vetes si një objektiv strategjik për 10-vjeçarin e ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur për mediat ndërkombëtare një prej krerëve të kompanisë, i cili është dhe drejtues i filialit të “Gazpromit” në Shtet e Bashkuara. Sipas John Hattenberger, presidenti i “Gazprom Marketing & Trading USA”, “prodhuesi i parë në botë i gazit kërkon të arrijë edhe në SHBA suksesin e shënuar në Europë, ku deri tani plotëson mbi 25 për qind të nevojës së furnizimit me gaz natyror”. Sipas tij, “objektivi i kompanisë është që të futet fuqishëm në tregun amerikan dhe menjëherë të prodhojë deri në 80 milionë metër kub gaz në ditë brenda 5 vjetëve”. Sipas kreut të “Gazprom”-it për SHBA-të, objektivat e prodhimit mund të dyfishohen deri më 2019 duke shkuar në 10 për qind të tregut. “Ne jemi në kërkim të shoqërive që kanë një pozicion të rëndësishëm në sektorin gazit natyror në SHBA dhe që kërkojnë të përhapen në Europë. Gjithashtu, ne do të shesim gaz në Europë dhe ata do të na shesin gaz në SHBA”,- ka theksuar ai. Që prej kohës që gjiganti rus i gazit “Gazprom,” ka nisur të funksionojë edhe në SHBA, kohë që zë fill që prej tetorit 2008, kompania tashmë ka njoftuar dhe bashkëpunimin me gjigantin francez të energjisë “EDF” duke sjellë 17 milionë metra kub gaz në ditë për nevojat e SHBA-ve.

26 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›