E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Njësisë 6-të, pengon socialistët të bëjnë fushatë

TIRANË- Një ditë pas incidentit midis punonjësve të gjelbërimit në Tiranë dhe përfaqësuesve të Partisë Demokratike në Kombinat, një tjetër incident i fushatës zgjedhore është shënuar dje.


Këtë radhë konflikti ka lindur midis përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe drejtuesve të Njësisë Bashkiake Nr. 6 e drejtuar Luzhiana Abazi, përfaqësuese e LSI-së.


Kjo e fundit nuk ka lejuar simpatizantët socialistë që të vendosin një çadër propagandistike përballë njësisë bashkiake. Incidenti ndodhi dje rreth orës 12 në qendër të Kombinatit në rrugën "Llazi Miho", ku si protagonistë pati kryetaren e minibashkisë nr. 6 dhe përfaqësuesit e Partisë Socialiste në këtë zonë , që kishin vendosur të një çadër elektorale pranë minibashkisë.


Është dashur ndërhyrja e Policisë së kryeqytetit për të qetësuar situatën midis përfaqësuesve të dy partive të majta. Sipas burimeve zyrtare nga Policia e kryeqytetit përfaqësuesit Minibashkisë nr. 6 do të hetohen për pengim të subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese.


Pas incidenteve të fundit, Policia bën thirrje që të si subjektet politike ashtu edhe njësitë e qeverisjes vendore të respektojnë dispozitat e Kodit Zgjedhor për të shmangur çdo incident të mundshme gjatë fushatës.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›