E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjiknuri: Berisha presion bizneseve me anë të tatimeve

“Berisha po i përdor këto instrumenta të administratës fiskale për të larë hesapet politike me bizneset legjitime dhe shumëvjecare, që në fantazinë e shfrenuar të Sali Berishës rezultojnë të jenë “punisto-mafioze””, tha deputeti Damian Gjiknuri.Ai shtoi se administrata po angazhohet në një betejë bizantine, ndaj sipërmarësve të  ligjshëm të vendit. Gjiknuri ka kujtuar se në shtetin e të drejtës dhe në Evropë, siguria juridike e pronës dhe biznesit është baza e shoqërisë. “Nëse të ndodhë që sulltanit Berisha t’i krijohet dyshimi vetë apo nga të tjerë, se një biznes është “punisto-mafioz”, investimi i nënshtrohet persekutimit tatimor e policor, pavarësisht nga ligji, procedurat, garancitë kushtetuse apo kostot psikologjike e ekonomike  që i shkakton shoqërisë”, u shpreh deputeti i opozitës.                                                                                               

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›