Meta: 2010-ta viti i liberalizimit të vizave
“Në rast se 2009 do të mbahet mend si viti i NATO-s, 2010-ta do njihet si viti i lëvizjes së lirë të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe padyshim dhe të rinisë shqiptare. Ashtu sikurse çdo vet përjashtim i kujtdo nga ky moment shumë i rëndësishëm, ku kërkohet kontributi i të gjithë, është tregues i një përgjegjësie dhe detyrimi të parealizuar ndaj vendit, ndaj qytetarëve shqiptarë dhe ndaj të ardhmes së tyre nga cilido”, u shpreh Meta gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar (KDK) nga LRI-ja. Duke iu drejtuar opozitës, Meta shtoi se realizimi i këtyre përgjegjësive bëhet në Parlament, bëhet përmes dialogut dhe jo ultimatumeve, të cilat-sipas kreut të LSI-së- i takojnë të shkuarë.