Gjiknuri: Jo skemës së LSI
Eksperti i PS-së, Damian Gjiknuri, ka dalë në një konferencë për median, për të hedhur poshtë kërkesat e LSI-së për KQZ-në. Sipas tij, skema me shtatë e anëtarë është e rekomanduar nga ana e OSBE-së dhe e provuar edhe para vitit 2006 në Shqipëri. Ndërsa propozimin për komisionet zgjedhore apolitike, Gjiknuri e cilëson të pazbatueshme. "Ka vështirësi teknike, sidomos që të gjesh një numër të nevojshëm që ta shtrish në tërë Shqipërinë, të kesh njerëz të depolitizuar dhe që janë pjesë e administratës publike", tha Gjiknuri.