E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Socialistët dështuan me listat

Partia Demokratike i ktheu "reston" Partisë Socialiste sa u takon listave të kandidatëve për deputetë. Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, iu kundërpërgjigj nënsekretarit për çështjet ligjore në PS, Damian Gjiknuri. "E patë si Partia Socialiste nuk arriti të dorëzonte brenda afatit listën e kandidatëve në Komisionin Zgjedhor? A shpreson kjo parti që shqiptarët t‘i lëshojnë vendin një grupi të paorganizuar që nuk dorëzon dot në kohën e duhur as listën e deputetëve për zgjedhje?", ishin pyetjet që zëdhënësja e PD-së kërkoi nga përfaqësuesi i PS-së. Sipas zëdhënëses Mëhilli, "kur shikojmë listën Edi Rama nuk gjendet në asnjë vend. Ai ka vendosur që të mos garojë, sepse Edi Rama duket sheshit që trembet prej votuesve". Mëhilli shtoi se PD ka "përpiluar një listë të shkëlqyer të kandidatëve që përfaqësojnë të ardhmen e vendit tonë - një parti e cila ka sjellë ndryshimin e Shqipërisë dhe do të vazhdojë të sjellë ndryshime në jetën tonë. Më shumë vende pune, më shumë shkolla, integrim në BE dhe liberalizim të vizave".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›