Nishani: Procesi i letërnjoftimeve po verifikohet edhe nga ndërkombëtarët
Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani gjatë fjalës së tij në parlament ka akuzuar opozitës, e cila sipas tij ka ende tendenca për të deformuar publikun për procesin e letërnjoftimeve elektronike. Në lidhje me këtë, Nishani ka theksuar se ky proces është i verifikueshëm, (siç po verifikohet edhe nga organizmat ndërkombëtare), po ecën brenda normalitet. Përsa i përket pajisjes së qytetarëve shqiptarë që nuk kanë pasaporta, ai ka theksuar se do të ishte normale që deputetët e opozitës të zbatonim vendimet që kanë marrë vet.
Stacionet e aplikimit janë në dispozicion të 80 përqind të qytetarëve shqiptar. Kemi gati 300 mijë qytetarë në të gjithë vendin që kanë aplikuar për letërnjoftimet dhe të gjithë ata që kanë aplikuar deri në fund të muajit shkurt e kanë kartën të prodhuar, 125 mijë karta të prodhuara janë të gatshme në Tiranë. Brenda muajit mars aplikimet në ditë do të arrijnë shifrën 15 mijë, ka theksuar ministri Nishani. Sipas tij është detyrë e qeverisë për të vendosur kapacitet e plota për aplikim, ku duhet të paraqiten për të realizuar këtë aplikim. Flasim për ata që nuk kanë pasaportë, dhe nëse do të marrim 15 qershorin, me kapacitet që kemi sot është e mundur të realizohet aplikimi plotësisht dhe pajisja e 1.3 milionë qytetarëve janë fakte konkrete të një procesi real. Pas vetëm 3 vite e gjysmë të kësaj qeverie u bë i mundur realizimi i atij projekti që ishte premtuar me vite me radhë dhe që nuk u realizua, vijoi ministri i brendshëm, që sipas tij shqetësimet e kuvendit duhet të jenë për kapacitetet.